Cilësitë e Halebistave



Ali Halebi

 

 

 

Shejkhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë në Mexhmu’ul-Fetaua (28/231-232): “...kundërshtimi i bidatçijve është në dobinë e përgjithshme të Muslimanëve dhe konsiderohet si një nga llojet e Xhihadit në rrugë të Allahut, sepse pastrimi i Fesë së Allahut, Menhexhit dhe Sheriatit, si dhe mbrojtja e Fesë nga sulmi i armiqve është një obligim kolektiv (fard kifaje), një fakt ky rreth të cilit Ulematë kanë Ixhma. E nëse Allahu nuk do të ngrinte disa njerëz që do të largojnë dëmet e të tjerëve, atëherë Feja e Allahut do të prishej.”

 

"Qëndra Udhëzimi Kosove" (Imam Albani)

 

Shejkh ‘Abdul-‘Azijz el-Bura’ij për Qendrën Udhëzimi (Imam Albani) në Kosovë

11 Mars 2014

 

Pyetja e dytë është nga disa vëllezër nga Kosova. Thotë pyetësi:

Është këtu tek ne qendra “Imam Albani”, ndërsa tani e ndryshuan emrin e kësaj qendre, pra më përpara quhej “Qendra Imam Albani”. Ata që themeluan qendrën janë prej mbrojësve të Alij Hasen el Halebij, dhe bëjnë dredhira duke thënë se ata nuk i mbrojnë gabimet e tij, porse ato janë gabime ixhtihadije dhe nuk të nxjerrin prej menhexhit, dhe së fundi janë lidhur me një shoqatë që quhet shoqata “el-Birr”.

Ne kemi dëgjuar kritikën e Shejkh Rabisë për këtë shoqatë, e po ashtu kemi dëgjuar që edhe Shejkh Mukbil ka folur për të. Po ashtu o Shejkh, shumë prej tyre i konsiderojnë Jahja Haxhurin, Abdullah Xhibrinin, Mesh’hur Hasen Aali-Selmanin, Muhammed Mukhtar Shenkitin dhe Falih Harbin, pra i bëjnë dhe i konsiderojnë ata prej Ehli-Sunetit dhe Xhematit dhe thonë se ata janë Selefijinë, mirëpo kanë gabime, dhe ato gabime nuk i nxjerrin ata nga Ehli-Sunneti.

Ka disa të rinj që janë të mashtruar nga këta studentë që themeluan këtë shoqatë (Imam Albani) dhe që pretendojnë selefizmin. Andaj cila është këshilla jote o Shejkh në lidhje me ta - Allahu ju bekoftë -?

Përgjigje, Shejkh ‘Abdul-‘Azijz el-Bura’ij: Ali Ibën Hasen el-Halebi ka shfaqur një davet të ri pas vdekjes së Shejkh Albanit. Kështu, rruga që ai ndjek tani, nuk është e njëjta rrugën të cilën e ndiqte kur Shejkh Albani ishte gjallë. Pra, daveti i tij tani është davet hizbij. Dhe të mjafton ty vetëm fakti që ai e ka quajtur faqen e tij në internet “li-Kul-li Selefijin” (për të gjithë selefijtë).

E nëse shikon se kush janë ata selefijinë të cilët ndodhen në faqen e tij, do të gjesh se ata janë “të rrëzuarit” si: Ebul Hasen Maribij, Adnan Ar’ur, el-Magrauij, Muhamed Hassan… e të tjerë veç tyre. Pra, kjo të mjafton:

“Zogjtë e të njëjtit soj rrinë bashkë.”

E nëse ti shikon se emrat e dalluar të një daveti të caktuar janë njerëz të devijuar, atëherë kjo tregon se rruga e atyre njerëzve nuk është rrugë e drejtë. Pra, ata që ndodhen në Qendrën el-Albani, pastaj e ndryshuan emrin, kjo tregon se ata kanë ndryshuar në brendësinë e tyre, ngase emri i Albanit s’është turp, emri Albani s’është as turp e as gabim, por kjo tregon se këtu ka diçka.

Pastaj fakti që ata shfaqin emra të personave, mbas të cilëve fshihen njerëz të bidatit dhe devijimit, siç është Ali Hasen el-Halebij dhe kush është i ngjashëm me të, si Mesh`hur Hasen apo të tjerë, emrat e tyre të tregojnë se daveti i tyre është davet hizbij, është davet hizbij. Dhe nëse neve na fshihet bidati i dikujt, neve s’mund të na fshihet shoqëria e tij, neve s’mund të na fshihet shoqëria e tij.

Dhe i kemi parë rëniet e Ali Ibën Hasen (el-Halebij) njëra pas tjetrës që kur ai shkroi parathënien e librit të Murad Shukrit – gjë që ai nuk e pranon –, për librin të cilin e refuzuan dijetarët, pastaj kur atë e dënuan dijetarët, ai filloi të refuzonte dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva, pastaj kur u shfaq irrxhaja në fjalët e tij, në parathënien e librit “Fitnetu et-Tekfiir” a diçka të tillë, filloi të justifikohej se e ka ndryshuar fjalën e tij në një tjetër libër, kështu ai përplaset sa andej e sa këndej. Prandaj, - Allahu ju bekoftë - dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva kanë sqaruar diçka rreth gjendjes së tij që më herët, dhe ata janë nga të parët të cilët kanë folur kundër tij. Daveti i tij është davet hizbij dhe mjafton që ai shkon me Ebul Hasenin, me Magrauin, me Adnan Ar’urin. etj. Kështu, ai s’mund të heqë dorë prej tyre sepse ai dhe ata janë një dorë e vetme dhe në një rrugë të vetme.

Prandaj, ne u themi atyre vëllezërve gjithashtu: korrigjoni vetet tuaja dhe kthehuni tek Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit - sal-laAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem - dhe lerini të devijuarit, të cilët nuk ecin në rrugën e drejtë. Dhe ska nevojë të nxirrni justifikime për atë që i është bërë e qartë gjendja sikur dielli në mes të ditës, (duke thënë se) këto janë çështje ixhtihadije, këto çështje nuk mjaftojnë për ta nxjerrë atë nga Ehli-Suneti. Nëse mendon se këto çështje nuk mjaftojnë për ta nxjerrë atë nga Ehli-Suneti, a mendon ti se ato tregojnë se ai ka devijuar? Nëse mendon se ato tregojnë që ai ka devijuar, dhe ka mbetur vetëm të gjykohet nëse ka dalë apo jo nga Ehli-Suneti, atëherë kjo mjafton që ti ta braktisësh atë, mjafton që ti ta braktisësh.

Pra, më e pakta, braktise atë dhe ndiq njerëzit e dijes derisa të bëhet e qartë për ty gjendja e tij. Nëse ti nuk mund të gjykosh mbi të me bidat dhe nuk e shikon veten të aftë që ta gjykosh atë me bidat, atëherë le të jetë devijimi që ka ai i mjaftueshëm për ty që ta gjykosh atë me devijim dhe qëndro këtu, dhe të mjafton ty që ta braktisësh atë për sa kohë që ai është në davet të devijuar. Ama që të thuash se kjo nuk është e mjaftueshme që ai të gjykohet me bidat, ndonëse ai është në buzë të bidatit, e ti prapë se prapë e mbron atë, ky nuk është menhexh selefij, ky nuk është menhexh selefij dhe nuk është rrugë selefije. Hasbun-Allahu ue Niëmel-Uekiil (Na mjafton Allahu dhe Ai është më i Miri të Cilit ia lemë çdo çështje).

O vëlla – Allahu të bekoftë – Selefët e Devotshëm dhe ata që ecën rrugës së tyre nuk heshtnin nëse shikonin një gabim tek dikush, porse e këshillonin dhe e sqaronin. Ama që ta mbrosh atë dhe të presësh derisa të bëhet bidatçi, atëherë mes tij dhe atij do të ndodhë diçka. Jo, jo, Allahu të bekoftë. Të mjafton që t’i je me fjalën - jo më pak – që prej Ulemave të Sunetit ka që e bëjnë bidatçi dhe prej tyre ka që thonë se ai është i devijuar. Të mjafton kjo që t’i braktisësh ata. Kjo të mjafton që t’i braktisësh ata. Kështu që, rishikoje veten tënde.

Lus Allahun që t’ju japë sukses dhe saktësi.

 

Cilësitë e halebistave

 

Nga: Ebu Bekr Muhammed el Iraki

 

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit. Falenderimi i përket Allahut Zotit të krijesave, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammed, familjen dhe gjithë shokët e tij. Më pas…

Vërtet ky grup i ri i cili drejtohet nga Halebiu dhe partia e tij, ka cilësitë dhe karakteristikat e tija me anë të cilave dallohen dhe njihen përmes tyre:

1 - Urrejtja e madhe për bartësit e ethereve selefije, sidomos për ato që kanë lidhje me refuzimin e epsharakëve dhe bidatçice. Mund të vëresh sesi ata dëshirojnë që të zhdukin çdo gjë që ka lidhje me këtë çështje, uAllahul mustean.

2 - Akuzimi (dhe ‘goditja’ me fjalë fyese) të dijetarëve bashkohorë me në krye shejkh Rabia ibn Hadi el Medkhali – Allahu e ruajtë – duke i cilësuar ata me cilësi që nuk janë shprehur me to as çifutët dhe të krishterët, pa përmendur sufitë, ikhuanët dhe khauarixhët.

3 - Mungesa e edukatës që kanë ndjekësit e këtij grupi, bile websiti i tyre i humbur ‘të gjithë përveç selefive’ (sikurse është kuptimi i saktë i websitit) është mbushur dhe gati sa nuk pëlcet nga sharjet, fyerjet, mungesa e edukatës, gënjeshtra dhe maskime, dhe mbi kë?!!! Mbi dijetarët më të mirë në Tokë, dijetarët e ehli sunnetit, selefive.

4 - ‘Zbutja’ e parimeve selefije për të cilat pretendojnë se janë pjestarë të tij. Çështja ka arritur deri aty saqë kanë humbur shumë prej çështjeve që i kanë njohur, dhe e gjithë humja (dalaleti) është të mohosh atë që e ke pranuar dhe të pranosh atë që e ke mohuar!!!

5 - Arsyetimi dhe mbrojtja e bidatçive që shfaqen si selefi dhe luftimi i ehli sunnetit të cilët dëshirojnë të ruajnë kthjelltësinë e Fesë.


 

Halebiu i përkrah dhe i përhap bazat më të rrezikshme të xhehmijve

 

Bismil-lahir Rahmanir Rahim

 

E gjithë lavdia i qoftë Vetëm All-llahut! Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin e All-llahut, për familjen dhe shokët e tij, si dhe për ata që e ndjekin udhëzimin e tij!

Më tej:

Sqarimi i të vërtetës dhe shkatërrimi i të kotës është ndër obligimet më të mëdha.

Kjo është metodologjia (menhexhi) e Kur’anit dhe Sunnetit dhe metodologjia (menhexhi) e selefëve të devotshëm.

Në kundërshtim me këtë është menhexhi i ithtarëve të devijimit dhe të kotës, për të cilët i Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

غير الدجال أخوفني عليكم إن يخرج وأنا فيكم فأنا حجيجه دونكم، وإن يخرج ولست فيكم فامرؤ حجيج نفسه والله خليفتي على كل مسلم


“Tjetërkush pos Dexhxhalit më frikon më shumë për ju. Nëse ai del duke qenë unë mes jush, atëherë unë do të flas për ju. Por, nëse del kur unë të mos jem më mes jush, atëherë secili le të flasë për vete, kurse All-llahu është Mbrojtësi i secilit musliman.”

 

Ai, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, gjithashtu, ka thënë:

 

إنّما أَخَافُ عَلَى أُمَّتِي الْأَئِمَّةَ الْمُضِلِّينَ


“Unë frikohem për Ummetin tim nga prijësit devijues.”

 

Transmetojnë Ahmedi në Musned (5\278), Ebu Davudi në Sunen (4252), Tirmidhiu në Sunen (2229) dhe Ibën Maxhe në Sunen (3952).

Një prej atyre prijësve devijues është edhe Halebiu dhe ata të cilët i ndihmon ai në devijimet dhe bazat e tyre të prishura, siç janë Adnan Ar’uri dhe Ebul Hasen elMe’ribi.

Ky Halebiu ka marrë avaz ta ndihmojë të kotën dhe fitnet ka një kohë të gjatë. Gjithnjë kur një fitne e nxjerr kokën kundër të vërtetës dhe pasuesve të saj, ai vrapon për ta ndihmuar atë dhe për t’i mbrojtur ithtarët e saj.

Ky i mjerë e ndihmon të kotën ose me qëllim, megjithëse e di se ajo është e kotë, ose për shkak të injorancës rreth saj. Shkak i kësaj është injoranca e tij, mosnjohja e bazave dhe menhexhit të selefëve dhe largësia e tij nga morali dhe etika e tyre. Kush nuk e njeh të vërtetën, e armiqëson atë.

Shumë prej injorancave dhe devijimeve të tij ia kam refuzuar unë, por edhe të tjerët, mirëpo refuzimet ilmije selefije atij ia shtojnë edhe më tepër humbjen dhe kokëfortësinë në përkrahjen e së kotës. Kjo ngase natyra dhe menhexhi i prishur i tij janë që s’ka kthim në të vërtetën, pa marrë parasysh sa e qartë është e vërteta, dhe s’ka largim nga e pavërteta, pa marrë parasysh se sa e qartë është ajo dhe sa i madh është dëmi i saj.

Rrjedhojë e injorancës dhe devijimit të tij janë edhe përkrahja dhe përhapja që ua ka bërë bazave më të rrezikshme të xhehmijve, gjatë komentimeve të tij në librin “elHauadith uel bida’”, të autorit etTartushi.

Le ta dijë lexuesi se libri i etTartushit me verifikim dhe komentim të Ali elHalebiut po përhapet ka njëzet e tri vjet, gjatë të cilave është botuar tri herë, me aq sa di unë. Prandaj, shumë lexues janë mashtruar me këto baza xhehmije, të cilat i ka përkrahur dhe përhapur Halebiu.

E para – prej këtyre bazave të rrezikshme është mohimi i justifikimit të veprave dhe ligjeve të All-llahut, justifikim ky që bazohet në urtësinë e përkryer të All-llahut.

Ai, në faqen 10, duke e kritikuar etTartushin, thotë:

“Për dy gjëra autori, All-llahu e mëshiroftë, është i kundërshtuar:

E para: Mënyra e tij në diskutim është e ndikuar nga metodologjia e mu’tezilijve, dhe kjo vërehet në sqarimin e urtësive të ligjeve dhe në analogjitë fikhore, gjë në të cilën nuk mund të sigurohet nga rrëshqitja.

E dyta: Dobësia e tij në shkencat e hadithit, për shkak të së cilës e vëren se argumentohet me transmetime të dobëta dhe shpesh i transmeton hadithet sipas kuptimit, ku i ndodhin mangësi të qarta, ose gabohet gjatë referencave.

As e para e as e dyta nuk ia pakësojnë vlerën librit dhe nuk ia ulin pozitën. Ai është libër me një lëndë të mirë dhe të dalluar shkencore.”

Këtu Halebiu e kritikon etTartushin për sqarimin e urtësive të ligjeve të Sheriatit. Ligjet e All-llahut, sipas Halebiut, nuk paskan urtësi. Kurse, kjo është në kundërshtim me dhjetëra tekste kur’anore, të cilat vërtetojnë se në ligjet e All-llahut ka urtësi, si dhe në krijimin e krijesave të Tij.

Ky mohim i dalë prej tij, e ka origjinën në injorancën e tij rreth menhexhit të selefëve, ose në besimin e tij të kotë, të cilin e ka përqafuar ky njeri.

Ai thotë: “As e para e as e dyta nuk ia pakësojnë vlerën librit dhe nuk ia ulin pozitën.”

Themi: Kjo përsosmëri është sipas kuptimit tënd, kurse sipas Ehlus Sunnetit bazat e kota që i përmban ky libër ia ulin vlerën atij në masë shumë të madhe.

E dyta – neglizhenca e Halebiut ndaj fjalëve që kanë lidhje me kaderin.

etTartushi, All-llahu e mëshiroftë, duke folur për bidatet e katër grupeve: havarixhëve, rafidijve, kaderijve, murxhieve dhe grupeve të tjera që degëzohen prej tyre dhe duke supozuar se të gjitha bidatet rrjedhin nga këto katër grupe, në faqen 34, thotë:

“Kjo sqarohet me shmebull: kaderi është një nga bazat e bidateve. Pastaj ithtarët e saj janë kundërshtuar në çështje që degëzohen prej kaderit dhe në çështje të tjera që nuk kanë lidhje me kaderin. Kështu të gjithë ata pajtohen se veprat e robërve janë të krijuara prej tyre, e jo prej All-llahut, por kundërshtohen në degët e kaderit.”

Unë them: Besimi në kader është një prej bazave të imanit te Ehlus Sunneh.

Kur ai thotë: “Kaderi është një nga bazat e bidateve”, disa injorantë, madje edhe disa nxënës dije, mund të kuptojnë se besimi në kader është një prej bazave të bidateve. Këtë fjalë mund ta marrin për bazë ata që nuk i besojnë kaderit, ngase kjo fjalë del nga një njeri që ata e quajnë dijetar.

A nuk e kupton Halebiu se kjo është fjalë e kotë, dhe nëse gjendet në tekstin e librit duhet të korrigjohet duke sqaruar se shprehja e drejtë në këtë kontekst do të ishte: “Mohimi i kaderit është një nga bazat e bidateve.” Përndryshe, ajo fjalë është në kundërshtim me ajetet kur’anore dhe fjalët e të Dërguarit të All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, që sqarojnë se kaderi është një prej bazave të imanit. Këtë bazë e kanë Ehlus Sunneh dhe grupet e tjera me përjashtim të kaderijve.

E treta – Halebiu e përkrah bazën më të rrezikshme të xhehmijve, atë bazë e cila çon deri te mohimi i Emrave të bukur dhe Cilësive të larta të All-llahut.

etTartushi në faqen 36, duke folur për grupet e devijuara për të cilat ka paralajmëruar i Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, në hadithin e njohur, thotë:

“Nëse i Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, me ndarjen e Ummetit të tij ka aluduar në bazat e këtyre bidateve, të cilat janë sikur trungu për degët, atëherë ato nuk e kanë arritur këtë numër deri më tani – kurse dituria i takon All-llahut. Mirëpo, koha vazhdon, Islami është prezent dhe pritet çdo hap. Asnjë gjeneratë dhe asnjë shekull nuk mbetet pa shpikje të reja të bidateve.

Por, nëse Profeti, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, me “grupe” e ka pasur për qëllim secilin bidat që është shpikur dhe është futur në Fenë Islame, i cili nuk përshtatet me bazat e Islamit dhe nuk pranohet nga rregullat e tij, duke mos e marrë në konsideratë ndarjen që e përmendëm dhe pa marrë parasysh nëse ato janë lloje të një grupi ose lloje me baza të ndryshme – dhe si duket këtë e ka pasur për qëllim, kurse dituria i takon All-llahut – atëherë numri i tyre është shumë i madh se shtatëdhjetë e dy.

Në këtë rast, hadithi vërtetohet duke i nxjerrë ithtarët e bidateve ekstreme jashtë numërimit dhe duke mos i llogaritur pjesë të Ummetit ose anëtarë të kibles së njëjtë, siç janë mohuesit e shenjave nga mesi i kaderijve, ngase nuk ka mundësi të ndodhin krijesat ose të vërtetohet Krijuesi pa u vërtetuar shenjat; ose siç janë mensurijtë e ekstremistët e tjerë të ngjashëm.

Çfarë bëri Halebiu në lidhje me këtë fjalë?

Halebiu e komentoi fjalën e etTartushit: “Në këtë rast, hadithi vërtetohet duke i nxjerrë ithtarët e bidateve ekstreme jashtë numërimit dhe duke mos i llogaritur pjesë të Ummetit ose anëtarë të kibles së njëjtë.”

E komentoi këtë fjalë në fusnotë duke thënë:

“Ky është dallim preciz të cilin e bën autori, All-llahu e mëshiroftë, mes “Ehlus Sunneh” dhe “Ehlul Kible”. Shpesh këto dy kuptime përzihen në mendjet e shumë njerëzve, prandaj mendo!”

Unë them:

1 – Fjala e autorit nuk e ka kuptimin që e nxjerr dhe që e thotë Halebiu. Fjala e autorit është e qartë në bërjen e dallimit të muslimanëve, sunnij dhe bidatçinj, me ekstremistët që janë jashtë Islamit. “…dhe duke mos i llogaritur pjesë të Ummetit ose anëtarë të kibles së njëjtë.” Kjo është fjalë e qartë e etTartushit se ai ekstremistët e bidatçinjve nuk i llogarit pjesë të këtij Ummeti dhe nuk i llogarit ndër “Ehlul Kible” (muslimanë që kanë një kible të përbashkët), dhe jo siç thotë Halebiu.

2 – Halebiu e përkrah në mënyrë të tërësishme dhe pa kufizime refuzimin e etTartushit ndaj atyre që i mohojnë shenjat. Ai këtë fjalë e komenton në fusnotë duke thënë: “Ata janë ithtarët e Ma’merit nga mu’tezilijtë, të cilët thonë se nuk lejohet që All-llahu të krijojë shenja dhe Ai nuk cilësohet me fuqi për të krijuar shenja.”

Kjo është nga injoranca e Halebiut për menhexhin e selefëve dhe për atë që është në kundërshtim me të, e që është menhexhi i xhehmijve dhe pasuesve të tyre si esh’arijtë dhe kul-labijtë. Unë tem:

Me këtë injorancë të errët ai pajtohet me fjalën e etTartushit: “…ngase nuk ka mundësi të ndodhin krijesat ose të vërtetohet Krijuesi pa u vërtetuar shenjat.” Kurse, kjo është fjalë e kotë deri në fund të kotësisë, ngase ajo rrjedh nga pasimi i xhehmijve – grupit më të devijuar dhe më të largët nga Libri i All-llahut, Sunneti i të Dërguarit të Tij dhe metodologjisë së sahabeve të nderuar dhe atyre që kanë ecur rrugës së tyre në mënyrën më të mirë. Të gjithë këta u besojnë argumenteve të shumta nga Sheriati dhe nga natyra, si dhe nga natyrshmëria e pastër e krijesave të All-llahut, të cilat i ka krijuar që të besojnë në All-llahun, në Emrat dhe në Cilësitë e Tij. Këto argumente vërtetojnë se All-llahu është Veprues i asaj që Ai Vetë dëshiron.

Kjo bazë e kotë i ka çuar xhehmijtë që t’i mohojnë Emrat e bukur dhe Cilësitë e larta të All-llahut, si dhe veprat e Tij që janë argument për Urtësinë, Madhërinë, Madhështinë dhe Përsosmërinë e Tij. Ata, duke i mohuar këto, e barazuan All-llahun me mosekzistencën.

Esh’arijtë dhe kul-labijtë i ndoqën xhehmijtë në këtë bazë dhe kjo bazë e kotë i çoi ata deri te mohimi i shumë Cilësive të All-llahut dhe deri te mohimi i veprave të Tij të ndërtuara mbi Dije dhe Urtësi të përsosur.

Po ia lë hapësirën fjalës së Shejhul Islam Ibën Tejmijes, All-llahu e mëshiroftë, për asgjësimin e kësaj baze të rrezikshme.

Ai, All-llahu e mëshiroftë, në “Minhaxh Ehlis Sunneh”, 1\112, ka thënë:

“Këta[1] janë të parët që e kanë shpikur në Islam mendimin se paraqitja e krijesave (e botës) vërtetohet me paraqitjen e trupave, kurse paraqitjen e trupave e vërtetojnë me paraqitjen e asaj që është e lidhur me to, e që janë shenjat. Ata thonë se trupat nuk ndahen nga shenjat e paraqitura. Ajo që nuk ndahet nga paraqitjet (dukuritë), ose ajo që nuk paraqitet para dukurive është dukuri, ngase nuk mund të ketë dukuri që nuk kanë fillim.”

Ai, All-llahu e mëshiroftë, më tej në faqet 112–113 thotë:

“Pastaj, këta xhehmijtë, përkrahësit e kësaj baze të shpikur (bidat) duhej t’i përmbahen kësaj baze në çdo rast, prandaj kanë thënë se Zoti nuk mund të ketë cilësi e as vepra, ngase ato janë shenja dhe dukuri. Shenjat dhe dukuritë paraqiten vetëm te trupat, kurse trupat janë paraqitje (dukuri). Kështu, domosdo duhet të mos ketë te Zoti dituri, fuqi, të folur, dëshirë, mëshirë, kënaqje, hidhërim, e as ndonjë cilësi tjetër, por të gjitha këto me të cilat cilësohet Zoti janë krijesa të ndara prej Tij.

Xhehmijtë thonë se kur ne themi që Zoti flet, kjo është alegori. Kurse, mu’tezilijtë thonë se ai flet me të vërtetë, por domethënia e fjalëve të tyre është e njëjtë. Baza e tyre ishte te çështja e materies, nga e cila janë degëzuar këto bidate.

Pas këtyre erdhi Ibën Kul-labi, kur u shfaq sprova e njohur me të cilën u sprovua Imam Ahmed ibën Hanbeli dhe imamët e tjerë të Sunnetit, por All-llahu e përforcoi Imam Ahmed ibën Hanbelin, kur në atë kohë mes Ummetit ndodhën shumë gjëra që janë të njohura dhe u ngritën shumë kundërthënie dhe grindje në lidhje me këto çështje.

Atëherë, Ebu Muhammed Abdull-llah ibën Se’id ibën Kul-lab elBasri shkroi disa libra në refuzim kundër xhehmijve dhe mu’tezilijve, ku i sqaroi kontradiktat e tyre me veten në lidhje me këtë temë dhe demaskoi shumë prej devijimeve të tyre, por ua pranoi atë bazë, e cila është burimi i bidateve.

Për ta përkrahur këtë bazë ai tha se Zotit nuk i ndodhin gjëra me zgjedhje, nuk flet sipas dëshirës dhe fuqisë dhe nuk e ka thirrur Musain në Tur, madje as që ndodh prej Tij thirrje reale, besimi i robërve dhe veprat e tyre të mira nuk janë shkak për kënaqjen e All-llahut dhe për dashurinë e Tij, e as kufri nuk është shkak për hidhërimin e Tij.

Sipas tij, pas veprave të robërve nuk ka te Zoti dashuri ose kënaqësi, e as hidhërim ose urrejtje, por as ndonjë tjetër cilësi për të cilën kanë treguar tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ


“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni All-llahun, atëherë më ndiqni mua, që All-llahu t’ju dojë.”
 (Ali Imran: 31)

 

ذَلِكَ بِأَنَّهُمُ اتَّبَعُوا مَا أَسْخَطَ اللَّهَ وَكَرِهُوا رِضْوَانَهُ فَأَحْبَطَ أَعْمَالَهُمْ


“Kjo, sepse ata pasuan atë që shkakton zemërimin e All-llahut dhe urryen pëlqimin e Tij e kështu, Ai ua zhvlerësoi atyre veprat.” (Muhammed: 28)

 

فَلَمَّا آسَفُونَا انْتَقَمْنَا مِنْهُمْ


“E, kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre.”
(ezZuhruf: 55)

 

إِنْ تَكْفُرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنْكُمْ وَلا يَرْضَى لِعِبَادِهِ الْكُفْرَ وَإِنْ تَشْكُرُوا يَرْضَهُ لَكُمْ


“Nëse ju e mohoni Atë, dijeni se All-llahu është vërtet i Pavarur prej jush. Megjithatë, Ai nuk është i Kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por nëse e falënderoni, kënaqet me ju.”
(ezZumer: 7)

 

إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ


“Rasti i Isait për All-llahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.”
 (Ali Imran: 59)

 

وَلَقَدْ خَلَقْنَاكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَاكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلائِكَةِ اسْجُدُوا لآدَمَ


“Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën; e u thamë engjëjve: “Përuljuni në sexhde Ademit!”
(el-A’raf: 11)

 

Si dhe tekste të tjera të ngjashme nga Kur’ani dhe Sunneti, të cilat nuk mund të përmblidhen lehtë, e që arrijnë qindra tekste nga Kur’ani dhe hadithi. Disa prej tyre kemi përmendur edhe në vende të tjera, siç i kemi përmendur fjalët e selefëve dhe të mëvonshmëve rreth kësaj baze.” – citat i mbaruar i Ibën Tejmijes

Unë them: Këto janë rezultatet dhe mynxyrat që i sjell kjo bazë e rrezikshme, e cila nuk i ka lëvizur asgjë në zemër Halebiut. Sikur ta kishte ditur kotësinë e kësaj baze, thellësinë e devijimit të ithtarëve të saj, luftën e selefëve kundër tyre dhe tekfirin kundër atyre që e kanë thënë këtë bazë, ai nuk do të kishte heshtur për të. Por, kur e kam mburrja me mëkatin dhe pretendon se është dijetar dhe al-lame, ne i themi: “Të poshtëroftë besimi në këtë bazë të shkatërruar!”

Shejhul Islam në “elMinhaxh”, 1\110 thotë:

“Argumentimi me këtë metodë ka sjellë deri te mohimi i Cilësive të All-llahut dhe deri te mohimi i veprave të All-llahut që janë të Tijat. Kjo ka sjellë deri te bidatet e xhehmijve që janë të njohura te selefët e Ummetit. Përmes kësaj dehrijtë (ateistët, materialistët) kanë gjetur rrugë për ta akuzuar shpalljen që e kanë sjellë të dërguarit prej All-llahut. Ky argumentim nuk ka kontribuuar në vërtetimin e Fesë, e as në shtypjen e armiqve të saj ateistë. Ai i ka çuar ithtarët e tij deri te fjala se All-llahu nuk flet, por fjalët e Tij janë të krijuara, ngase po të ishte kjo bazë e vërtetë, domosdoshëm duhet të thuheshin këto fjalë.

Kurse, Ibën Kul-labi dhe pasuesit e tij kanë shpikur se diçka e caktuar prej Fjalëve të All-llahut është e përhershme (e diçka e krijuar), e ajo është: ose kuptimi i fjalëve, ose shkronjat, ose shkronja dhe zëra të caktuar që bashkohen me njëri-tjetrin që në amshim. Të gjitha këto janë mendime të shpikura pasi është shpikur bidati i mendimit për krijimin e Kur’anit. Këto fjalë janë të prishura në bazë të Sheriatit dhe logjikës aq shumë, sa që përshkrimi i prishjes së tyre zgjatet shumë. Ata që i përkrahin këto mendime e kanë sqaruar prishjen e fjalës “Kur’ani është i krijuar” që e thonë xhehmijtë dhe mu’tezilijtë, kështu që fjala e secilit grup e sqaron prishjen e fjalës së grupit tjetër, e nuk e sqaron vërtetësinë e fjalës së vet, ngase të gjitha këto fjalë janë në kundërshtim me të vërtetën dhe janë të kota.” – citat i mbaruar i Ibën Tejmijes

E katërta – Halebiu e përkrah bazën e rrezikshme të xhehmijve, të cilët pretendojnë se veprat e All-llahut nuk justifikohen (nuk përmendet urtësia e tyre) dhe se ligjet e Tij nuk përmbajnë urtësi e as dobi.

Në faqen 51 etTartushi, duke folur për shkakun për të cilin Profeti, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, nuk ka vazhduar në faljen e teravive në Ramazan me xhemat, ai e përmend shkakun dhe e përmend fjalën e Profetit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, “Nga frika se mos ju bëhet obligim.”

Më mirë do të kishte qenë sikur të ishte mjaftuar me këtë sqarim! Mirëpo, ai vazhdon dhe thotë: “Kadi Ebu Bekri ka thënë: Ka mundësi që All-llahu i ka shpallur atij se nëse vazhdon me këtë namaz me xhemat Ai do t’ua bëjë obligim: ose vetëm pse Ai ka dashur t’ua bëjë obligim – sipas mendimit tonë se Veprat e të Amshueshmit nuk justifikohen; ose për shkak se falja e vazhdueshme me ta do të shkaktonte besim dhe gjendje që do të ishte më mirë për ta që ta kenë obligim këtë namaz. Por, ka mundësi që ai ka dashur të thotë se ka pasur frikë se ndonjëri nga Ummeti i tij më vonë do të mendojë se ky namaz është obligim, nëse ai ishte falur gjithnjë.

Të gjitha këto kuptime janë të siguruara që të mos ndodhin pas vdekjes së Profetit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.”

D.m.th: ky Kadi Ebu Bekr ibën el-Arabi shprehet qartë se e ka mendimin që veprat e të Amshueshmit të Lartësuar nuk justifikohen. Këtë e ka miratuar etTartushi dhe me të dy është pajtuar Halebiu rreth kësaj teme.

A nuk e di ai se kjo fjalë është e kotë dhe devijim, se kundërshtohet me dhjetëra tekste të Kur’anit dhe Sunnetit dhe se kundërshtohet me menhexhin e selefëve të devotshëm?! A e ka miratuar këtë mendim i kënaqur me të, apo është injorant në lidhje me menhexhin e selefëve dhe nuk e di se ky besim është një prej besimeve të xhehmijve të devijuar? Cilado nga këto dy mundësi është shumë e shëmtuar, dhe më e ëmbla prej tyre është shumë e hidhur.

E pesta – Në faqet 135–136 etTartushi e merr rrugën e xhehmijve dhe esh’arijve në mohimin e justifikimit të veprave të All-llahut, që ndërtohen mbi urtësi. Pasi flet në lidhje me muajt e shenjtë thotë:

“Nëse thuhet: “Pse disa muaj janë më të vlefshëm dhe më të mëdhenj se disa të tjerë?” – ne përgjigjemi: Veprat e të Amshueshmit, sipas mendimit tonë, nuk justifikohen. Atij që nuk vepron për ndonjë qëllim ose arsye nuk lejohet t’i thuhet: “Pse ka bërë kështu? Pse nuk ka bërë kështu?” Mirëpo, njerëzit e imtësive japin përgjigje për këtë dhe thonë se ka dobi në ndalimin e pasrejtësisë në këto muaj, për shkak të pozitës së lartë që e kanë në gjykimin e Krijuesit të tyre. Ndoshta kjo çon deri te braktisja e plotë e padrejtësisë, për shkak të shuarjes së zjarrit të saj gjatë kësaj periudhe dhe uljes së fanatizmit dhe hovit. Gjëja, gjithashtu, e tërheq shoqen dhe të ngjashmen e saj dhe e largon të kundërtën dhe armiken.”

Çfarë bëri Halebiu me këtë fjalë?!

1 – U pajtua me autorin etTartushi në këtë devijim xhehmij, i cili e përmban mohimin e justifikimit të Veprave të All-llahut, të cilat ndërtohen mbi dije të gjerë dhe urtësi të plotë, dhe të cilat përmbajnë mirësi madhështore dhe mënjanojnë dëmtime shkatërruese.

Kjo përkrahje e Halebiut buron nga ëndjet dhe injoranca e tij në lidhje me Librin e All-llahut, Sunnetin e të Dërguarit të Tij, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, dhe menhexhin e selefëve të devotshëm.

2 – E përkrahu autorin për refuzimin kundër njerëzve të imtësive, nga mesi i mu’tezilijve, me përkrahje të plotë. Në fusnotën e tij në faqe 136 thotë:

“E gjithë kjo është e refuzuar, ngase përndryshe do të ishte detyrim ndaj All-llahut, kurse All-llahu nuk detyrohet me asgjë. Shih “Minhaxh esSunneh enNebewijje”, 1\171. Në librin “elHikmetu uetta’lil fi ef’alil-lahi te’ala”, 108 – 119, të vëllait Shejh Muhammed ibën Rabi’ elMedkhali, mund të gjeni shpjegim të detajuar të bukur rreth kësaj çështjeje.”

Kështu ka thënë, por nuk e ka refuzuar fjalën e etTartushit: “Veprat e të Amshueshmit, sipas mendimit tonë, nuk justifikohen, ngase i Lartësuari nuk vepron për ndonjë qëllim ose arsye…”

etTartushi dhe paraardhësit e tij këtë e kanë marrë prej xhehmijve, të cilët e mohojnë urtësinë nga Veprat e All-llahut, nuk lejojnë që Veprat e Tij të justifikohen dhe mohojnë që Vepra e Tij të ketë qëllim të dashur dhe përfundim të lëvduar. Këtë e mohojnë duke pretenduar se po e lartësojnë All-llahun nga të qenit të veprimit të Tij për ndonjë qëllim ose arsye. Kurse, ky është devijimi i vërtetë, ngase është mohim i Urtësisë së All-llahut në Veprat e Tij dhe mohim i asaj se Veprat e Tij përmbajnë dobi dhe e ndalojë dëmtimin.

Këtë kotësi e miraton Halebiu.

Pastaj, analizoje fjalën e Halebiut: “E gjithë kjo është e refuzuar”! Kjo del prej injorancës së tij të thellë.

Fjala e këtij grupi të devijuar përmban edhe të vërtetë edhe të kotë. E vërteta qëndron te pohimi i dobisë në ligjet dhe krijimin e All-llahut. Kjo është një çështje që e miratojnë dhe e besojnë Ehlus Sunneh para të tjerëve. Kurse, e kota qëndron në atë që ky grup i devijuar thotë se All-llahut i obligohet të veprojë kështu, ose të mos bëjë kështu. Ky është devijim i rrezikshëm, të cilin e luftojnë Ehlus Sunneh, lavdi All-llahut! All-llahut nuk i bëhet obligim asgjë kundrejt askujt prej krijesave të Tij. Ai bën ç’të dojë, por Veprat dhe Fjalët e Tij ndërtohen mbi dituri, urtësi dhe dobi. Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi. Atij nuk i fshihet asgjë në Tokë e as në qiell. Ai nuk bën të padrejtë as sa një grimë. Nuk pyetet për atë që e bën, kurse ata (krijesat) pyeten.

3 – Për shkak të injorancës së vet Halebiu i referohet fjalës së Shejhul Islamit, duke menduar se ai e ka të njëjtin menhexh me të, por dallimi mes këtyre dy menhexheve është shumë i madh dhe ato janë kontradiktore si e vërteta me të kotën, si dija me injorancën dhe si errësira me dritën.

Shejhul Islami në referencën e përmendur e refuzon kotësinë e xhehmijve dhe esh’arijve, siç e refuzon edhe kotësinë e kaderijve dhe mu’tezilijve. Mirëpo, Halebiu nuk e kupton as këtë e as këtë.

Këtu po jua japim fjalën e Shejhul Islamit, të cilës i referohet Halebiu.

Ai, All-llahu e mëshiroftë, në “elMinhaxh”, 1\170–172, duke i përmendur fjalët e rafidiut Ibnul Mutahhar, thotë:

“E sa i përket thënies së tyre se All-llahu nuk e bën atë që është më e dobishme për robërit e Tij, por e bën atë që është e dëmshme, siç është bërja e mëkateve dhe llojeve të ndryshme të kufrit ose thënies së tyre se të gjitha llojet e shkatërrimit që ndodhin nëpër botë i përkasin Atij… ne E madhërojmë dhe E pastrojmë All-llahun nga kjo thënie.”

Më pas ai, All-llahu e mëshiroftë, duke e refuzuar këtë fjalë, thotë:

“Këtë fjalë e kanë thënë një grup i kelamistëve nga pohuesit e kaderit, mirëpo ajo, gjithashtu, është fjalë e kelamistëve të shiave. Imamët e Ehlus Sunneh dhe xhumhuri i tyre nuk e thonë këtë fjalë. Ajo që thonë ata është se All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje, është Zoti dhe Mbreti i çdo krijese. Asnjë gjë nuk del dot jashtë pushtetit dhe fuqisë së Tij dhe asnjë gjë nuk është tjetër pos krijesë e Tij. Në këtë bëjnë pjesë të gjitha veprat e gjallesave. Ai është Krijuesi i adhurimeve të melaikeve dhe besimtarëve dhe i të gjitha lëvizjeve të robërve të Tij.

Kaderijtë e mohojnë prej pushtetit të Tij më të mirën që ndodhet në të, e që është bindja e profetëve, melaikeve dhe besimtarëve. Ata thonë se All-llahu nuk e ka krijuar atë, nuk është i fuqishëm për ta futur robin e Vet në të dhe për ta frymëzuar me të, e as që mund ta bëjë veprues të saj atë që nuk është veprues i saj.

Kurse, miku i All-llahut Ibrahimi, alejhis selam, ka thënë: “O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe prej pasardhësve tanë të ketë të përulur ndaj Teje!” Ka kërkuar prej All-llahut që ta bëjë të përulur dhe të bëjë prej pasardhësve të tij popull të përulur. Ky është argument i drejtpërdrejtë se All-llahu e bën mosvepruesin veprues. Ibrahimi, gjithashtu, ka thënë: “O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin!” Pra, ka kërkuar prej All-llahut të Lartësuar që ta bëjë kryerës të namazit, që do të thotë se ai e dinte që All-llahu e bën robin e Tij kryerës të namazit. All-llahu ka treguar për lëkurën dhe gjymtyrët, duke e miratuar fjalën e tyre, dhe ka thënë:

أَنْطَقَنَا اللَّهُ الَّذِي أَنْطَقَ كُلَّ شَيْءٍ


“All-llahu, i Cili ia jep aftësinë e të folurit çdo gjëje, na ka bërë që të flasim.”
 (Fussilet: 21)

 

Domethënë se All-llahu i bën të flasin të gjithë ata që flasin.

Sa i përket pohimit se Ai nuk e bën atë që është më e dobishme për robërit, ose se nuk kujdeset për mirëqenien e tyre, ky është një pohim rreth të cilit ka kundërthënie mes njerëzve.

Disa pohues të kaderit e kanë këtë mendim. Ata thonë se krijimi dhe urdhrat e All-llahut kanë të bëjnë kryekëput vetëm me dëshirën e Tij dhe nuk kanë lidhje me interesin ose dobinë e krijesave. Ky është mendimi i xhehmijve. Kurse, shumica e dijetarëve janë të mendimit se All-llahu i urdhëron robërit e Vet me urdhra që janë në dobi të tyre dhe i ndalon nga ato që janë në dëm të tyre, se zbatimi i urdhrit është në dobi të përgjithshme të atyre që e zbatojnë dhe se dërgimi i të dërguarve është në dobinë e përgjithshme, megjithëse për disa individë është e dëmshme për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu ka shkruar në Librin që gjendet tek Ai mbi Arsh: “Mëshira Ime ka ngadhënjyer mbi hidhërimin Tim.” Sipas një transmetimi tjetër: “Mëshira Ime e ka parakaluar hidhërimin Tim.” – Transmetojnë Buhariu e Muslimi në Dy Sahihët e tyre nga Profeti, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

Ata thonë se zbatimi i urdhrave ose braktisja e ndalesave është në dobi të secilit zbatues dhe braktisës. Kurse, vetë urdhri dhe dërgimi i të dërguarve është dobi e përgjithshme për robërit, megjithëse mund të jetë dëm për disa prej tyre. Kështu edhe në çdo gjë tjetër që ka caktuar All-llahu dominon dobia, mëshira dhe përmirësimi, megjithëse për disa njerëz në të ka dëmtim, rreth të cilit All-llahu ka një urtësi tjetër.

Ky është mendimi i shumicës së fukahave, muhaddithinëve, sufijve dhe grupeve të kelmistëve, me përjashtim të mu’tezilijve – si kerramijtë dhe të tjerë. Të gjithë këta thonë se në disa prej krijesave të All-llahut ka dëm për disa njerëz, ose mund të jenë shkak për dëm, siç janë mëkatet, megjithatë secila prej tyre ka urtësi dhe dobi, për shkak të së cilës All-llahu e ka krijuar, dhe në secilën krijesë mëshira e All-llahut është mbi hidhërimin e Tij.

Këto çështje janë sqaruar gjerësisht në vende të tjera, kurse këtu përmenden vetëm në përgjithësi mendimet e grupeve dhe sqarohet se cili prej tyre është i saktë e cili gabim. Këtë që e ka transmetuar ai (Ibnul Mutahhar), nuk e ka transmetuar nga mësuesit e tij prej rafidijve, por ky është mendimi i mu’tezilijve, siç janë pasuesit e Ebu Aliut, Ebu Hashimit, Ebul Husejn elBasriut etj, të cilët këtë e kanë thënë duke e refuzuar elEsh’ariun në veçanti.

Esh’arijtë dhe disa të tjerë nga pohuesit e kaderit pajtohen me Xhehm ibën Safuanin në esencën e mendimit të tij rreth xhebrit, megjithëse kundërshtohen me të në disa çështje formale gjuhësore. Ata kanë sjellë fjalë të palogjikshme, por nuk pajtohen me të në mohimin e Cilësive. Ata i pohojnë Cilësitë.[2] Ata kanë shkuar deri në ekstrem gjatë kundërshtimit të mu’tezilijve rreth çështjeve të kaderit, saqë kanë arritur në mendimin e xhebrit, kanë mohuar se gjallesat kanë dëshirë dhe fuqi, kanë mohuar se ato kanë ndonjë ndikim ose janë shkak në ndodhitë dhe kanë ndaluar të thuhet se ato janë veprues. Ata, gjithashtu, mohojnë se në krijimin e krijesave ekziston ndonjë urtësi ose arsye.

Prandaj thuhet se ata mohojnë që All-llahu i Lartësuar të bëjë diçka për sjelljen e dobisë për robërit e Tij, ose për largimin e dëmit prej tyre. Ata thonë se All-llahu nuk vepron diçka për dobi dhe se kjo nuk është obligim për Të dhe nuk ka nevojë të ndodhë prej Tij.

Ata thonë: “All-llahu nuk bën një gjë për shkak të ndonjë gjëje ose për të arritur një gjë, por ato vijnë bashkë pse Ai dëshiron ashtu dhe e bën një gjë bashkë me një gjë tjetër, e jo për shkak të asaj ose për ta arritur atë. Ajo që dy gjëra vijnë bashkë është për shkak se Ai ashtu e ka zakon të veprojë, e jo se njëra prej tyre është shkak për tjetrën dhe jo se Ai ka urtësi në të.”

Ehlus Sunneh e pohojnë kaderin dhe pohojnë, gjithashtu, urtësi dhe mëshirë. Ata thonë se secila vepër e All-llahut ka qëllim të dëshiruar dhe përfundim të lëvduar. Kjo është një çështje madhështore e cila është sqaruar në vende të tjera.

Në përgjithësi, nëse mu’tezilijtë dhe shiat pranojnë ndonjë lloj të urtësisë dhe mëshirës së All-llahut, Ehlus Sunneh pohojnë në mënyrë më të përsosur dhe më madhështore se ajo, duke e pohuar edhe fuqinë e plotë të All-llahut dhe dëshirën e Tij të pakufizuar që realizohet në krijesat e Tij. Kurse, mu’tezilijtë dhe shiat nuk e pranojnë këtë.” – përfundon citati i Ibën Tejmijes

Unë them: Analizoje mirë fjalën e Shejhul Islamit!

1 – Ai e sqaron medhhebin e kotë të kaderijve, të cilët e mohojnë më të mirën nga pushteti i All-llahut, e që është bindja dhe përulja e profetëve, melaikeve dhe besimtarëve, duke thënë se këtë All-llahu nuk e ka krijuar, nuk ka fuqi ta fusë robin e Vet në të, e as ta frymëzojë për të dhe se All-llahu nuk ka fuqi që mosvepruesin ta bëjë veprues. Pastaj sjell disa ajete kur’anore që janë argument për ta mposhtur kotësinë dhe devijimin e mendimit të tyre.

2 – Thotë: “Sa i përket pohimit se Ai nuk e bën atë që është më e dobishme për robërit, ose se nuk kujdeset për mirëqenien e tyre, ky është një pohim rreth të cilit ka kundërthënie mes njerëzve.” Pastaj e sqaron se kjo fjalë e kotë është mendimi i xhehmijve dhe pasuesve të tyre.

3 – Sqaron se xhumhuri i dijetarëve thonë se All-llahu i Lartësuar i ka urdhëruar robërit e Tij me urdhra që janë në dobi të tyre dhe ua ka ndaluar ato që janë në dëm të tyre, dhe se zbatimi i urdhrave është në dobi të përgjithshme për atë që i zbaton dhe se dërgimi i të dërguarve është në dobi të përgjithshme, megjithëse ka dëm për atë që kundërshton dhe bën mëkate. Ai sqaron se zbatimi i urdhrit dhe braktisja e ndalesave është në dobi të atij që zbaton ose braktis.

4 – Ai, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Kurse, vetë urdhri dhe dërgimi i të dërguarve është dobi e përgjithshme për robërit, megjithëse mund të jetë dëm për disa prej tyre. Kështu edhe në çdo gjë tjetër që ka caktuar All-llahu dominon dobia, mëshira dhe përmirësimi, megjithëse për disa njerëz në të ka dëmtim, rreth të cilit All-llahu ka një urtësi tjetër. Ky është mendimi i shumicës së fukahave, muhaddithinëve, sufijve dhe grupeve të kelmistëve, me përjashtim të mu’tezilijve – si kerramijtë dhe të tjerë.”

Me këto fjalë ai sqaron se se në çdo ligj dhe caktim të All-llahut ka urtësi, si dhe sqaron se ky është mendimi i shumicës së fukahave, muhaddithinëve dhe të tjerëve.

5 – Pastaj, e përsërit pohimin e urtësisë së All-llahut në ligjet, caktimin dhe krijimin e Tij, si dhe se në krijimin dhe ligjet e tij ka urtësi dhe dobi, duke thënë:

“Të gjithë këta thonë se në disa prej krijesave të All-llahut ka dëm për disa njerëz, ose mund të jenë shkak për dëm, siç janë mëkatet, megjithatë secila prej tyre ka urtësi dhe dobi, për shkak të së cilës All-llahu e ka krijuar, dhe në secilën krijesë mëshira e All-llahut është mbi hidhërimin e Tij.”

E më vonë tregon se këto çështje janë sqaruar në vende të tjera nëpër libra.

6 – Ai, All-llahu e mëshiroftë, përmend se esh’arijtë dhe disa pohues të kaderit pajtohen me Xhehm ibën Safuanin në esencën e mendimit të tij rreth xhebrit, megjithëse kanë kundërshtime me të, të cilat janë kundërshtime formale. Sqaron se këta e mohojnë dëshirën dhe fuqinë e krijesave dhe mohojnë që krijesat të kenë ndikim ose të jenë shkak për disa ndodhi, si dhe ndalojnë që të thuhet se ata janë veprues të këtyre ndodhive. Shpjegon se ata e mohojnë urtësinë e All-llahut në krijim, e më pas sjell disa fjalë të devijuara të tyre.

7 – …

8 – Më në fund thotë: “Në përgjithësi, nëse mu’tezilijtë dhe shiat pranojnë ndonjë lloj të urtësisë dhe mëshirës së All-llahut, Ehlus Sunneh pohojnë në mënyrë më të përsosur dhe më madhështore se ajo, duke e pohuar edhe fuqinë e plotë të All-llahut dhe dëshirën e Tij të pakufizuar që realizohet në krijesat e Tij. Kurse, mu’tezilijtë dhe shiat nuk e pranojnë këtë.”

Shiko, o lexues i nderuar, këtë imam! Sa e sa herë në këto fjalë të ndriçuara e pohon urtësinë e All-llahut në ligjet dhe caktimet e Tij! Sa e sa herë vërteton se ligjet e Tij ndërtohen mbi konsideratën e dobive dhe largimin e dëmeve! Të gjitha këto ua përshkruan imamëve të Sunnetit. Shiko se si i qorton grupet e devijuara në këtë temë!

Pastaj krahasoji fjalët e këtij imami dhe konkluzat e tij shkencore, të ndërtuara mbi Kur’anin dhe Sunnetit, me ato devijime dhe të kota që i përkrah dhe i miraton Halebiu, dhe kështu do ta kuptosh devijimin e këtij Halebiu dhe cektësinë e kuptimit të tij, i cili nuk e kupton dallimin mes dy të kundërtave.

Për këtë shkak Halebiu i referohet fjalëve të Shejhul Islamit, të cilat e shkatërrojnë të kotën dhe devijimin e tij, të xhehmijve dhe pasuesve të tyre nga të cilët është ndikuar Halebiu, ose pajtohet me ta për shkak të injorancës së tij rreth Kur’anit, Sunnetit dhe menhexhit të selefëve dhe imamëve të tyre.

Sa e sa herë ai përpëlitet nëpër pellgjet e injorancës, e kur të përkujtohet vetëm e shton kokëfortësinë dhe këmbënguljen në të kotë dhe mendjemadhësinë ndaj atyre që ia sqarojnë gabimin me qëllim që të përkujtohet dhe të frikësohet.

 

— shënim i përkthyesit —

 

Më tej Shejh Rabi’ ibën Hadi elMedkhali, All-llahu e ruajttë, përmend citate të gjata dhe argumente të shumta nga libri i Ibn Kajjimil Xheuzijes, All-llahu e mëshiroftë, përmes të cilave sqarohet në hollësi kjo çështje dhe vërtetohet se çdo gjë që ekziston – krijesat dhe veprat e tyre – është krijuar nga All-llahu Një; se çdo krijim dhe çdo urdhër i All-llahut përmban urtësi të plotë, ka qëllim fisnik dhe përfundim të dëshiruar; dhe se çdo vepër e All-llahut është për dobinë e krijesave dhe për largimin e dëmeve prej tyre.

Këto fjalë të Ibnul Kajjimit, All-llahu e mëshiroftë, do të mund të kuptohen vetëm nëse lexohen në arabisht, për shkak sqarimeve të shumta gjuhësore dhe retorike. Prandaj, po e shkurtoj artikullin duke mos i përkthyer këto fjalë, ngase edhe pa to artikulli është shumë i gjatë, kurse shqyrtimi i këtyre citateve është sa gjysma e asaj që u tha deri këtu.

Pas përpunimit dhe sqarimit të fjalëve të Ibnul Kajjimit, Shejhu e përfundon duke thënë:

 

All-llahu e mëshiroftë Imam Ibnul Kajjimin dhe ia dhëntë shpërblimin më të mirë për diturinë e bollshme dhe argumentet madhështore që ua ka ofruar njerëzve, të cilat ua shtojnë pasuesve të së vërtetës dijen dhe kuptimin dhe të cilat i mënjanojnë errësirat e injorancës dhe devijimit.

Në fund, e lus All-llahun e Madhërishëm që të na udhëzojë ne dhe muslimanët në përgjithësi në Rrugën e Tij të drejtë, të na përforcojë ne, nxënësit e dijes dhe muslimanët në përgjithësi në Fenë e Vërtetë dhe të na mbrojë të gjithë nga dëmi i thirrësve të fitneve! Ai është që i dëgjon lutjet.

Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin tonë Besnik, për familjen dhe shokët e tij në përgjithësi dhe për pasuesit e tyre në mënyrën më të mirë deri në Ditën e Gjykimit!

 

Shkroi: Rabi’ ibën Hadi Umejr elMedkhali
13 Dhul Ki’de 1434h

 


Fusnotat:

[1] Domethënë: Xhehmijtë dhe Mu’tezilijtë.
[2] Esh’arijtë pranojnë vetëm shtatë cilësi vetore, kurse cilësitë veprore nuk i pranojnë.

 

Dallimi mes shejh Abadit dhe Ali Hasenit

 

Mos të ngatërrohet Ali Haseni me dijetarin e madh të kësaj kohë, shejh Abdul-Muhsinin,Allahu e ruajtë, sepse dallimi mes tyre është si lindja me perëndimin.

Me çfarë logjike behët krahasim mes tyre?!

Me çfarë logjike hudhen poshtë gjithë dijetarët selefijinë, veç pse e kanë kundërshtuarAli Hasenin?!

A nga haku qenka refuzimi i të gjithëve veç për ta mbrojtur një sharlatan?!

Mjer përju!

Mjer përju o Pështjellime… padrejtësisht e quajtët vetën Sqarime… e ju s’jeni asgjëtjetër veç së pështjellime, mexh’hulinë dhe shushunja.

Kini frikën Allahut të lartësuar e mos hudhni vaj në zjarr! Kini frikën Allahut e mos e pështjellonitë vërtetën në emër të menhexhit selefij!

Ashtu siçi kundërshtojmë ata që i nxjerrin të tjerët nga menhexhi selefij pa fakte, poashtu, edhe juve ju kundërshtojmë, ngase, jeni një brum i ndarë në dy pjesë.

Shumica e artikujëve tuaj nuk mungojnë nga cenimi i nderit të dijetarëve selefijinë,qoftë direkt apo indirikt; dhe në fund pretëndonin të vërtetën!!

A askush nga mesi juaj nuk është i udhëzuar që t’ua tërhek verejtjën për këtë?

Tani shikoni së si Ali Haseni përgjigjet për Bin Ladenin, e më pas shikoni si përgjigjet dijetari që është pasues i së vërtetës.

-AliHaseni për Bin Laden:

Kur është pyetur për Bin Ladenin thotë:

“Usame ibën Laden, është burr i pasur dhe ka një xhelozi për fé; nuk është kërkues iditurisë, mirëpo, është afirmuar përmes mediave dhe përmes fjalëve të njerëzve;për rreth tij qendrojnë disa nga hizbijin dhe tekfiricat, e të ngjashem me ta…ështënumer një nga të kërkuarit e Amerikes. Pastaj, ai vepron aq sa ka mundësi.Mirëpo, ne, mendojmë që ai është i sinqert insheAllah dhe nuk e pastrojmë tekAllahu.

Edhepse, veprimet që i bën ai apo që transmetohen për të, ne, nuk i pelqejmë e asnuk jena të kenaqur me to, ashtu siç është e njohur në metodologjinë tonë dhemetodologjinë e dijaterëve tonë” Këtu përfundon fjala e tij!!!

-Shejh Abadi,Allahu e ruajtë thotë ndryshe!

Shejh Abdul-Muhsin elAbbad, Allahu e ruajtë është pyetur: Cili është mendimi mesatarnë lidhje me vrasjen e Usame ibën Laden, sepse, disa janë gëzuar për vrasjen etij, mirëpo, janë disa që thonë: Ai ka qenë muxhahid dhe gjykojnë ndaj tij së aiështë shehid?

Përgjigja:Si të thuhet muxhahid?! Po, ai është muxhahid në rrugen e shejtanit. Usame ibënLaden u ka sjell muslimanëve sherr të madh, pa dyshim së vdekja e tij ështërahati për muslimanët, njerëzit rahatohen me shkuarjen e tij.

-Shejh AbdulMuhsin elAbbad, Allahu e ruajtë është pyetur së a lejohet të lavdërohetbidatçiu pohon ndryshe nga Ali Haseni.

Alejohet të lavderohen pasuesit e hamendjes (bidatçit)?

Përgjigja:Nesë lavderohen për sherrin e tyre që e kanë, kjo çështje është shumë errezikshme, Allahu na ruajtë! Kurse, nëse lavderohen për të mirat që ata iposedojnë ata, atëherë, kjo nuk lejohet, sa që mos të humbet paralajmërimi ngatë keqijat e tyre, edhe ajo që duhet, është paralajmërimi prej tyre e jolavderimi”

Kurse,Hatib elBagdadi në lidhje me bidatçitë thotë:

-Transmetohet nga Rafi’ ibën Esh’res së ka thënë: “Prej masës ndeshkuese ndaj genjeshtarit është  mos pranimin i fjalëve të tij”,Hatibi thotë dhe unë them: “Prej masës ndeshkuese ndaj mekatarit bidatçi është mos permendja e të mirave të tij” (Kifaje f.117).

Këtë tëfundit e meriton çdo bidatçi, e prej tyre edhe Ali Hasen elHalebij, e po ashtuedhe ata që janë sikur ky.

Vërtetë,vetëm Allahut i takon suksesi!

 

Për ata që së dinë kush janë “Sqarime selefije”

 

Kohëve të fundit janë shtuar akuzat ndaj selefive nga një faqe famëkeqe, e ashtuquajtur “Sqarime selefije” e në realitet është “Pështjellime halebije”.

Në fakt kjo faqe është kryekëput faqe e stërmbushur me shpifje dhe intriga, faqe që nxit trazira dhe përçarje në mesin e xhematit selefij, posaçërisht tek ata që nuk e dinë injorancën dhe broçkullat që i përhap kjo faqe dhe gjithë ata që marrin pjesë në te!

Duke pas parasysh injorancën e atyre që udhëheqin këtë faqe famëkeqe, i këshilloj gjithë vëllezërit selefij shqiptarë që mos të bien pre e fitneve te tyre dhe të largohen prej saj dhe të ruajnë vetveten e tyre nga dyshimet që i hedhin këta sharlatanë.

Qëllimi i kësaj faqe nuk është manifestimi i së vërtetës, por së, është për qellim manifestimi i metodologjisë së bidatçive në përgjithësi, e në veçanti manifestimi i thirrjes së Ali Hasenit, i cili është një bidatçi i madh që ka shkaktuar shumë rrëmuja në mesin e myslimanëve.

Këta famëkeq nuk janë asgjë tjetër ,veç së, sikur ajo hardhuca e cila i frynte zjarrit të Ibrahimit alejhi salatu ue selam, sikur të ishin pak të sinqertë, do të ishin munduar për t’i shuar fitnet e jo për t’i shtuar ato.

Në realitet, të tillët të kujtojnë një ngjarje historike e cila ka ndodhur në kohën e sahabëve radijAllahu anhum, ku disa fitnexhi bredhnin poshtë e lartë me qëllim vetëm për të futur përçarje në mesin e myslimanëve, ku si shkak i saj kishte ndodhur vrasja e Uthmanit radijAllahu anhu.

Për çudi këta “Pështjellime halebije” gjithë potencialin e kanë drejtuar kundër selefive ngjashëm sikur Ali Haseni kundër dijetarëve selefij, kurse, bidatçitë janë rehat prej tyre!

Allahu i lartësuar thotë:

“Ata që duan të përhapin shpifjet e turpshme ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha dhe ju nuk i dini” (Nur 19).

Lexues të nderuar kini frikën Allahut të lartësuar, mos u bëni pjesëmarrës në të keqen me të keqin, largoheni prej kësaj faqe që shkakton trazira, përçarje dhe hedhje dyshimesh, do të jepni llogari para Allahut fuqiplotë për gjitha veprimet dhe pjesëmarrjet e juaj me këtë faqe famëkeqe, qoftë edhe një pëlqim që ia bëni, ju do të pyeteni për të!

Vërtetë, vetëm Allahut të lartësuar i takon suksesi!

 

Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij deklaron se Ali Hasen el-Halebi është Bidatçi

 

Pyetje:

Es-Selamu alejkum ue Rahmetullah,
Shejkhu ynë, ju përmendët në ligjëratën me titull “Këshilla dhe Udhëzime për ata që dalin në krye të Davetit”, të cilën e transkiptoi vëllai i nderuar Ebu ‘Ubejdeh Munexhid bin Fadil el-Hadad. Ju përmendët këtë që vijon:

فإن حكمه على اعتبار منهج السلف أنه ضال مبتدع ، هذا الحكم ، حكم الحلبي تطبيقاً لمنهج السلف أنه ضال مبتدع

“Dhe me të vërtetë gjykimi për të sipas Menhexhit Selefi është se ai konsiderohet i Devijuar e Bidatçi (Daal Mubtedi’), ky është gjykimi, gjykimi për Halebiun duke zbatuar Menhexhin e Selefëve se ai është i Devijuar e Bidatçi (Daal Mubtedi’).”

Këtu del një problem o Shejkh! Mos vallë kjo do të thotë se ju e bëni bidatçi Halebiun dhe se ky nuk është vetëm tahdhir (paralajmërim) kundër tij?

Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje nga Shejkh Ahmed Bazmul:

Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë. Vërtet, lavdia i takon Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu që të na ruajë nga të këqijat e veteve dhe veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka humbës për të; dhe atë që e humb Allahu nuk ka udhëzues për të. Dhe dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pashokë; dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.

Vërtet, fjala më e mirë është Fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është Udhëzimi i Muhamedit. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim të shpie në Zjarr.

E më pas:

Nuk ka asnjë problem vëlla i nderuar ndërmjet fjalës së parë dhe asaj të dytë. Fjala e parë pohon se Halebiu ka rënë në devijime në sajë të të cilave meriton të shpallet bidatçi, mirëpo ne nuk dalim përpara Ulemave derisa të na paraprijnë ata me gjykimin e tyre ndaj njerëzve si puna e tij.

Së dyti: u bë e qartë në to se Halebiu në përputhje me Menhexhin Selefij dhe zbatimin e tij është i Devijuar e Bidatçi, mirëpo unë nuk e kam bërë atë bidatçi, sikurse kam përmendur më parë, duke qenë në pritje për fjalën e Ulemave dhe duke mos dalë përpara tyre.

Kurse tani: unë po të përcjell ty dhe vëllezërve të tjerë Selefijinë se Shejkhul-Alameh, Mbajtësi i Flamurit të Xherhit dhe Ta’dilit ka folur tashmë për ‘Ali Ibn Hasen el-Halebi dhe për Ebij Menar el-‘Irakij se të dy ata janë Bidatçij, dhe u tha Irakienëve përhapeni këtë nga ana ime.

 

Shkroi:
Ahmed ‘Umer Ibn Salim Bazmul
Mbrëmje e të Mërkurës, ora 10:11 minuta
23 Sha’ban 1431 Hixhrij / 3 Gusht 2010 Miladij

 

Shënim i përkthyesit:

Gjithashtu, në Sahab.net ditën e Shtunë të datës 19/8/1431 Hixhrij thuhet: I janë përcjellur Shejkhul-Alameh Zejd Ibn Muhamed Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah fjalët që i ka thënë Shejkhul-Alameh Rabij’ el-Medkhalij:

"إذا لم يكن علي الحلبي مبتدعاً فلا يوجد على وجه الأرض مبتدع "

“Nëse ‘Ali el-Halebi nuk është bidatçi, atëherë nuk gjendet asnjë bidatçi në faqen e tokës.”

Dhe tha Shejkhul-Alameh Zejd el-Medkhalij hafidhahullah duke buzëqeshur:

"الشيخ ربيع ما شاء الله عليه، يصدع بالحق ما يهمه"

“Esh-Shejkh Rabij’ është mashaAllah. Ai thotë të vërtetën dhe nuk i intereson (çfarë thonë të tjerët).”

 

 

‘Ali Haseni ka marrën Rrugën e Pasuesve të Epsheve

 

Autor: Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: Sahab.net

 

Pyetje: A konsiderohet tezkija e Shejkh ‘Abbadit për ‘Ali Hasenin më përparësore ndaj kritikës që kanë bërë Ulematë e tjerë?

Përgjigje: Ne themi: nëse përplaset Xherhi me Ta’dilin, Xherhi merr përparësi, ngase ai që bën Ta’dil më e shumta që mund të ketë është thënia: “Nuk di tjetër gjë përveç kësaj.” Kurse ai që bën Xherh thotë: “Unë di më shumë se ajo që di ti.”

Dhe e vërteta e kësaj çështjeje është siç ka thënë el-Hafidh Ibnus-Salah në “Mukaddimetul-‘Uluumil-Hadijth”; e vërteta e kësaj çështjeje është se midis tyre nuk ka përplasje, ngase ky dëshmon për gjithëçka di, kurse unë vij dhe u them juve: Unë kam njohuri që ti nuk i ke! Pra unë dhe ti nuk u kundërshtuam, a nuk është kështu? Kjo është çështja, kjo gjendet sot në librat e shkencave të Hadithit. Mirëpo, për fat të keq, shumë prej bijve tanë dhe vëllezërve tanë e gëlltisin fjalën menjëherë pa ditur kuptimin e saj dhe ata nuk e dinë ç’do të thotë kjo fjalë sipas të mjeshtrave të asaj shkence.

Prandaj them: nëse përplaset Xherhi me Ta’dilin shikohet tek dy dijetarët, cili ka ardhur me Xherh? A është ai mufesser (i sqaruar)? Parimi bazë është: Xherhi merr përparësi. Atëherë si është çështja nëse Xherhi vjen i sqaruar (mufesser)? Ai padyshim që merr përparësi mbi të gjithë të tjerët. Kurse dyshimet në këtë drejtim nuk i kemi dëgjuar nga askush tjetër përveç se nga ata që kanë marrë Rrugën e Pasuesve të Epsheve dhe ‘Ali Haseni është nga ata që kanë marrë Rrugën e Pasuesve të Epsheve.

Unë po ju përmend një shembull: në botimin e parë të tij të librit “Nuz`hetu en-Nedhr ‘ala Nukhbetil-Fikr” të Ibn Haxherit, botimi i shtëpisë botuese Daar Ibnil-Xheuzij, ka thënë Ibn Haxheri – siç e thamë më parë: “... dhe nuk pranohet Xherhi përveç se nga ai i cili i di shkaqet e tij...” [1] dhe ai (Halebiu) nuk bëri asnjë koment këtu!!

Në botimin e ri që doli vitin e kaluar tha (Halebiu): “Ai edhe mund të mos pranohet...” Përse? Sepse ata të cilët i dinë shkaqet e Xherhit kanë folur kundër tij, prandaj duhet patjetër që të përgatiste botimin tjetër – atë të vitit të kaluar. Po, sepse epshi të verbon dhe të shurdhon.

Unë nuk e kam ndjekur botimin (e vitin të fundit), por sikur ta ndiqja ka gjasa të gjej në të gjëra të tjera. Nuk e di, nuk them me siguri, por këtë e hasa vet, hapa librin në një mexhlis në Demam dhe kur para duarve të mia gjej këtë, gjeta paradoks, në botimin e parë nuk kishte bërë asnjë koment tek thënia e Hafidh (Ibn Haxherit), madje asnjë shkronjë!! Përse? Sepse ata janë në përputhje me zinxhirin, edhe ai poashtu e ndiqte zinxhirin me sa kam menduar unë, pastaj ai mori kthesën dhe u shkëput. Dhe kur erdhi, pasiqë mori kthesën dhe dredhoi, tha: “Ai (Xherhi) mund edhe të mos pranohet, edhe nëqoftëse ka ardhur nga dikush që i di shkaqet e tij...” Përse? Ai ka për qëllim ata të cilët folën kundër tij dhe ata i dinë shkaqet e Xherhit dhe Ta’dilit. Mirëpo Haku mbetet kurse ai vazhdon të përsërisë këto shprehje vazhdimisht. Dua që ai ta dëgjojë këtë: “Me të vërtetë Haku është i qartë plot shkëlqim, kurse Batili është belbëzak.” Dhe ‘Aliu tani belbëzon, s’po dëgjojmë nga ai refuzime kundër Pasuesve të Epsheve dhe Bidateve dhe Njerëzve të Batilit në këto ngjarjet e fundit, madje asnjë shkronjë! Kurse gjuha e tij është e mprehtë në refuzimin e Ehli-Sunetit dhe në sharjen e tyre; dhe ai hapi faqen e tij “Kulu-Selefijin” [Të gjithë Selefijinët] e cila tek unë meriton të quhet “Kulu-Fulusijin” [Të gjithë Qylaxhinjtë] për shkak të refuzimit që i bëjnë Ehli-Sunetit, flasin kundër Ehli-Sunetit dhe i quajnë “Gulatekstremista”, i quajnë në këtë faqe “Gulat el-Xherrahijn uel-MutesheddidinEkstremista, Xherhista, të Ashpër”. Por sikur t’u hedhësh një sy do të shikosh të kundërtën, do të gjesh se preokupimi i tyre është vetëm kundër Ulemave të Sunetit, ndërsa nga ana tjetër e kanë qepur gojën kundër Pasuesve të Epsheve dhe Bidateve. Madje në fillim ata u jepnin tezkije dhe i mbronin (Pasuesit e Epsheve dhe Bidateve) dhe nuk dëgjuam nga ata as edhe një shkronjë të vetme që t’i kritikonin atëherë kur Allahu Tebarake ue Te’ala e nxorri në shesh realitetin e tyre, pra nuk dëgjuam asnjë shkronjë të vetme nga ‘Ali Haseni kundër Muhamed Hassanit! Përkundrazi, dëgjuam ta mbronte e ta shfajësonte. Shikoni çfarë thotë ai kundër Selefijinëve në përgjithësi, kundër Shejkh Rabisë dhe të tjerëve veç tij.

Nuk dëgjuam asnjë shkronjë që të kritikonte Kusin i cili tha dhe erdhi me gjëra të hatashme, dhe ai është shoku i tij, miku i tij dhe mbështetësi i tij në Sham, në Egjipt, në Evropë. Dhe ky (Usameh el-Kusi) e bëri të lejuar madje edhe marrjen e pushtetit nga qafirat mbi Muslimanët, si dhe ka sharë Selefizmin me sharje të fëlliqta. Kanë dalë prej tij gjithë ato fatkeqësi dhe megjithatë s’kemi dëgjuar asnjë shkronjë nga ‘Ali Haseni që të tregonte xhelozinë për Allahun Tebarake ue Te’ala dhe të mbronte Selefizmin. E sa arrin numri i refuzimeve të tij, të njerëzve të tij dhe të xhematit të tij në këtë faqe kundër Shejkh Rabisë dhe kundër Selefijinëve në përgjithësi? Numëron sa të duash, kjo është për ta ilustruar si shembull e jo për ta përkufizuar (armiqësinë e tyre kundër Selefijinëve dhe Ulemave të tyre). Porse ne lusim Allahun të na japë shëndet e mirëqënie.

Çështja është se në konsideratë merret ai që ka përmendur Xherhin dhe ka bashkangjitur me të sqarimin e shkaqeve të tij; ‘Ali Haseni ka dhënë tezkije për Deklaratën e Ammanit, e ka lavdëruar në dy hytbe, dhe ajo Deklaratë përmban thirrjen për bashkimin e feve, lirinë e feve, vëllazërinë midis feve, barazinë midis feve dhe obligueshmërinë për të gjykuar me ligjet e OKB-s, pra pesë gjëra.

Kurse tani ‘Ali Haseni bën potere kinse ai e refuzoka Bashkimin e Feve. Është e vërtetë se ai foli kundër Bashkimit të Feve, mirëpo edhe sa mbetën? Mbeten edhe katër çështje! Kurse ai thotë për këtë Deklaratë se atë e paskan lavdëruar ulematë e Umetit! E shikon! Edhe udhëheqësit e besueshëm!

Kjo Deklaratë është e fëlliqtë!

Kurse nxënësit e tij e shpjegojnë atë – shpjegim i tërë një vëllim – dhe ai shpjegim është përhapur tek kjo faqe e falimentuar, si dhe fatkeqësi të tjera që kanë ata. Dhe ne lusim Allahun të na japë shëndet e mirëqënie.

Ajo që deri dje ishte e keqe sot për të është bërë e mirë; dhe ajo që deri dje ishte e mirë sot për të është bërë e keqe. Fatkeqësia dhe katastrofa është të pranosh atë që deri dje e hidhje poshtë dhe të hedhësh poshtë atë që deri dje e pranoje. [2]

Dhe kush ka folur me Xherh dhe ka përmendur shkaqet e tij dhe sqarimin e tij, atëherë fjala e tij ka përparësi, është obligim pranimi i tij mbi fjalën e atij që jep Ta’dil.

Fundnotë:

[1] Shënim i përkthyesit: Është pyetur Shejkhul-Albani rahimehullah, sikurse gjendet në kasetën “el-Exhu`ibetul-Albanijeh ‘ala Es`iletil-Kuvejtijeh”: “Nëse përplaset fjala e el-Hafidh (Ibn Haxherit) rahimehullah – për shembull – rreth një personi të besueshëm (thikat) dhe kundër tij flet Dhehebiu, ose anasjelltas, atëherë cila nga ato dy fjalë mund të jetë më e saktë?” Dhe u përgjigj Shejkhul-Albani rahimehullah: “Vihet në zbatim rregulli i Ulemave të Hadithit se “Xherhi ka përparësi mbi Ta’dilin”, me kushtin e njohur tek Ulematë. Dhe unë them këtu: duhet patjetër të vihen në zbatim dituria nga ai që ka mundësia ta vërë në zbatim diturinë.

[2] Shënim i përkthyesit: Ibn Battah rahimehullah ka transmetuar se Fudajl Ibn ‘Ijjad rahimehullah ka thënë: “Si do të jeni atëherë kur t’ju vijë një kohë në të cilën do të shikoni njerëz që nuk bëjnë dallim midis të vërtetës dhe të pavërtetës, midis besimtarit dhe mosbesimtarit, midis besnikut dhe tradhëtarit, midis injorantit dhe të diturit, të cilët nuk e pranojnë atë që është e drejtë dhe as nuk e hedhin poshtë atë që është e gabuar?”

Më pas, Imam Ibn Battah rahimehullah tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Ne e kemi arritur atë kohë, e kemi dëgjuar, kemi njohur pjesën më të madhe të saj dhe e kemi dëshmuar vetë. Nëse njeriu të cilit Allahu i ka dhuruar logjikë të shëndoshë shikon, mendon dhe reflekton me kujdes në çështjen e Islamit dhe Muslimanëve dhe ndjek rrugën e drejtë, atij do t’i bëhet e qartë se pjesa më e madhe e njerëzve janë kthyer mbrapa, kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe janë larguar nga argumenti i qartë. Shumë njerëz kanë filluar të pëlqejnë atë që më përpara e urrenin, të lejojnë atë që më përpara e ndalonin, të pranojnë atë që më përpara e refuzonin. Dhe nuk ka dyshim – Allahu pastë mëshirë për ty – se ky nuk është karakteri i Muslimanëve, as sjellja e atyre që kanë largpamësi në Fenë e tyre apo e atyre që besojnë dhe janë të paluhatur në besimin e tyre.”

[el-Ibanetul-Kubra, 1/188]

 

‘Ali el-Halebi u fry pa patur dituri

 

Autor: Shejkh Ahmed Bazmul

Burimi: alBaidha.net

 

“Kini kujdes!

Prej shkaqeve që çojnë në devijimin e të rinjve Selefijinë është kur ata shkojnë pas atyre që s’janë të kualifikuar në dije dhe nuk kanë arritur pjekuri – ose nuk kanë formimin e duhur – në Selefizëm dhe nuk është njohur për kërkimin e diturisë tek Ulematë, por thjesht ka bërë ca refuzime, ka lexuar ca libra dhe është ulur tek el-Albani, është ulur për njëfarë kohe, pastaj del në krye.

Në rregull!

Pra, nga fama i shkuan nga pas. Ku qëndron problemi i tij? Problemi i tij është se ai bie majtas e djathtas në çështjet e dijes.

Po ju jap dy shembuj:

Shembulli i parë është Ar’uri, për të cilin keni fjalët e Feuzanit.

 

Shembulli i dytë është ‘Ali el-Halebi. Dhe unë po them me bindje se në të vërtetë ai ka qenë Kutbij [1] – bënte reçensim të librave në librarinë e Shuajb Arnautit dhe ai kishte prirje kah letërsia. Pastaj, me Shuajb Arnautin mësoi Hadithin dhe pastaj u ul tek el-Albani në disa mexhlise të ndryshme. Qartë deri këtu?

Në rregull.

Ai nuk hodhi themelet në dije dhe nuk studjoi shkencat (Sheriatike)! Pastaj, ngaqë kishte ndenjur me el-Albanin dhe ngaqë kishte bërë disa rrudude (refuzime) e disa gjëra të tjera, kështu u fry fama e tij para të rinjve. Madje edhe ai poashtu u mahnit nga fryrja e famës së tij dhe vazhdoi të fryhej akoma më tej, kur në realitet ai është ashtu siç i thonë në gjuhën popullore, “Shtatëzani e Rreme”, ose “Fryrje e Rreme”. Nga dallohet kjo gjë? Dallohet në qëndrime. Prandaj, nga ai kanë ardhur gafa të habitshme që tregojnë se ai nuk e njeh dijen. Prej shprehjeve – për shembull - është ajo që ka thënë:

Shkenca e Xherhit dhe Ta’dilit s’ka argument në Kur'an dhe Sunet, porse është shkencë e evoluar.

Këtë fjalë e thotë ai, kurse argumentet e asaj shkence në Kur'an dhe në Sunet janë me shumicë. [2] Këtë gjë edhe Selefiu i vogël e di ngaqë është ulur tek Ulematë, ndërsa Halebiu nuk është ulur. Prandaj unë them dhe e përsëris, dhe madje e kam thënë mu para Imamit, esh-Shejkh Rabij’, dhe ai tundi kokën duke e pohuar se Halebiu u fry pa dituri. Andaj hidhi një sy fatkeqësive që na ka sjellë! Si do të jetë çështja po t’i bashkangjisim atij edhe qëndrimin që mban ai ndaj pasuesve të epsheve? Pastaj është çështja e bashkimit të feve, “Rrafidat janë vëllezërit tanë”, “Qafirit nuk i themi qafir”.... përmend sa të duash. Pastaj sharjet e tij mbi Ehli-Sunetin, se ata na qenkan “Gjakpirsa”. Kurse të rinjtë Selefijinë janë si “Derrat”! - Allahu më qoftë në ndihmë mua dhe juve! - dhe, ata janë si “Mizat”!

E shikon?

Pasha Allahun, me të vërtetë hizbijinët megjithë forcën e tyre që kanë treguar kundër Selefive, ata nuk na kanë quajtur me të tilla cilësime! Kurse tani po na cilëson Halebiu!

E qartë?”

Fundnota:

[1] Shënim i përkthyesit: Ka thënë Halebiu: “Më përpara unë kam qenë i ndikuar nga stili i Sejjid (Kutbit) dhe nga shkrimet e tij, madje unë përcillja nga ai, referoja tek ai, derisa mu shfaq e vërteta që ai është në kundërshtim me Hakun... kështu u ktheva dhe u përmirësova dhe bëra sqarim... sikurse ka thënë Zoti im: “Përveç atyre që pendohen, përmirësohen dhe bëjnë sqarim...”” [Shkëputur nga libri i Halebiut, “Tergijmul-Muxhadil el-‘Anijd”, fq. 231]

Gjithashtu Halebiu në broshurën e tij “el-Es`iletul-Jemenijjeh” (bot.1426 Hixhrij) ka komentuar në fjalët që ka thënë Shejkh Mukbil (rahimehullah): “Unë lus Allahun që ta ruajë vëllain tonë Rabij’ Ibn Hadij, ngase ai bëri të qartë akijden e Sejjid Kutbit dhe devijimet qe ka në të...” Dhe komentoi Halebiu duke shtuar: “Allahu ia shpërbleftë me të mira dhe ia shtoftë mirësinë – pra Shejkh Rabisë. Dhe libra e tij – Allahu e ruajt – kanë një rol shumë të madh në njohjen e realitetit të Sejjid Kutbit dhe në tërheqjen e vëmendjes kundër ideve të tij të devijuara e ekstremiste. Dhe unë e them haptazi: unë kam qenë deri në njëfarë kohe – e cila nuk është (shumë) e largët, para disa vitesh – i dashuruar pas Sejjid Kutbit dhe kërkoja që ta justifikoja atë, derisa dolën librat e të nderuarit Shejkh Rabij’ hafidhahullah – analizues – dhe meditova në to dhe pashë argumentet dhe refuzimet e tij kundër atij, dhe haku meriton më shumë që të pasohet.

Pasha Allahun, të vërtetën ka thënë Halebiu: “Haku meriton më shumë që të pasohet!” Mirëpo tek ithtarët e Halebiut në trojet tona dhe kudo në botë ai që meriton më shumë të pasohet është “Halebiu”, përkundër paralajmërimit që ka bërë kundër tij Shejkh Rabij’ – Allahu ia shtoftë mirësinë atij dhe librave të tij – si dhe Ulematë e tjerë të Davetit Selefij.

[2] Shënim i përkthyesit: Ka thënë Shejkh Mukbil (rahimehullah) në librin e tij “Rudud Ehlil-‘Ilmi ‘ala et-Ta’iniine fij Hadijth es-Sihri, ue Bejan Buëd Muhammed Rashijd Rida ‘an es-Selefijjeh” (fq. 65, bot. Daar el-Athaar, 1427 Hixhrij):

“Njerëzit po çuditen në këtë kohë nëse shohin në librat tona kritika kundër disa prej njerëzve të dijes. Kjo për arsye se ata janë injorantë rreth një shkence madhështore, e ajo është shkenca e Xherhit dhe Ta’dilit, të cilën e kanë mbajtur Ulematë tanë të hershëm (rahimehumAllah), pasuesit e Librit të Zotit të tyre dhe Sunetit të Pejgamberit të tyre (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe Xherhi është ai që po i çudit ata, kurse Ta’dili tek ata s’ka kufij! Përdorin tituj madhështorë të cilat as Selefët tanë (rahimehumAllah) nuk i kanë përdorur. Dhe unë po të përmend ty disa argumente për Xherhin, ngase ai është i papranueshëm tek ata, sikurse ka thënë i Lartësuari:

بَلْ كَذَّبُوا بِمَا لَمْ يُحِيطُوا بِعِلْمِهِ

Por ata e mohojnë atë që nuk e njohin plotësisht...” [Junus, 39]

Dhe ka thënë i Lartësuari:

وَإِذْ لَمْ يَهْتَدُوا بِهِ فَسَيَقُولُونَ هَذَا إِفْكٌ قَدِيمٌ

E përderisa ata nuk e pranojnë udhëzimin e tij, ata thonë: “Ky është një trillim i lashtë”.” [el-Ahkaf,  11]

Dhe unë të pyes o ti kundërshtues, a mos vallë ‘Ali Tantaui është më i mirë sesa Ebu Hatim er-Rrazij? Përgjigja është e ditur, se Ebu Hatim er-Rrazij është Imam, për madhështinë e të cilit ka pajtueshmëri. Ai është një Imam prej Imamëve të Xherhit dhe Ta’dilit. Kurse ‘Ali Tantaui nuk vlen asnjë qindarkë. Madje as një ...

E kam njohur në Haramin e Mekkes. Ai është një Fasik (njeri i prishur), rruan mjekrrën, nuk kapet pas argumentit, Allahu mos i shtoftë njerëzit si puna e tij midis Ulemave të Muslimanëve.

Kështu pra, duhet medoemos që Ehli-Suneti të dallohen në këtë shoqëri xhahile, nuk kam për qëllim që shoqëria është qafire, porse duhet të bëjnë sqarim rreth gjendjes së njerëzve të prishur, ata të cilët e veshin Batilin me Hak dhe sprovohet shoqëria nga ata. Kështu mendohet se ata janë prej njerëzve të dijes, porse ata janë njerëz që kanë rënë në fitne dhe i hedhin të tjerët në fitne. Dhe po të tregoj tani disa argumente rreth lejueshmërisë së Xherhit kundër atij që meriton Xherh:

1 – Nga Enesi (radij-Allahu ‘anhu), nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

إن الله حجب التوبة عن كل صاخب البدعة حتى يدع بدعته.

Me të vërtetë Allahu ka vendosur pengesë për teuben e çdo njeriu të bidatit derisa ai ta lërë bidatin e tij.” E ka transmetuar Ibn Ebij ‘Asim.

Tek ky hadith ka Xherh kundër Njerëzve të Bidatit.”

Pastaj vazhdon më tej Shejkh Mukbili (rahimehullah) të përmendë hadithe nga i Dërguari i Allahut rreth ligjshmërisë së Xherhit.

 

Shejkh Mahir el Kahtani per Ali Hasen el-Halebiun

 

Shejkh Mahir el Kahtani

 

Pra nëse njëri prej tyre vjen tek ne, ata të cilët pretendojnë se janë në rrugën e Selefëve, kjo është një katastrofë e madhe. Siç bëri Ebul Hasen el-Ma’ribi, ai filloi t’i mallkojë Sahabët duke i përshkruar ata si ‘Guthaijeh’ (shkumë), madje erdhën ata që e mbronin atë siç është Ali Hasen AbdulHamid (el-Halebi) e të tjerë përveç tij.

Çështja e këtyre njerëzve është diçka tjetër derisa të pendohen tek Allahu Subhanehu ue Te’Ala. Çështja e tyre është diçka tjetër derisa të pendohen tek Allahu. Dhe ta shpallin respektin e tyre për Selefët, Allahu pastë mëshirë për ta. Po. Selefët nuk ishin kështu, Allahu pastë mëshirë për ta.

E as për atë me të cilën erdhi Ali Hasen AbdulHamid (el-Halebi), për bashkimin e feve dhe duke mbrojtur (kete ide) dhe mbronte atë letër të errët (Mesazhin e Ammanit). Allahu na ruajtë, dhe ai nuk kthehet (pendohet).

Pra, kjo (që ka bërë Halebiu) është në kundërshtim me parimet e Selefëve në Teuhid dhe të hedhësh anash (besimin) e zindikëve (heretikëve) dhe ateistëve, ashtu siç ishte Ibrahimi (alejhi selam) e kështu me rradhë.

Nëse dikush i kundërshton parimet e Selefëve edhe në qoftë se ai pretendon të jetë në Sunet, atëherë ne e lëmë (e braktisim) në atë moment. Dhe nuk ia vëmë veshin dijes së tij dhe kjo duhet të dihet.

 

Shejkh Rabij' el-Medkhalij për Murrxhiun 'Ali el-Halebij

 

Ka thënë Imami i Xherhit ndaj bidatcijve në këtë kohë, Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij (hafidhahullah) per drejtuesin e Medh`hebit të Murrxhiave sot në Saudi, bidatçiun 'Ali Gutha el-Halebij, Allahu me Drejtësinë e Tij i dhëntë atë që meriton:

"Nuk e kam bërë bidatçi Ali Hasenin në mënyrë që të mos bëhej përçarje, mirëpo ai kundërshtoi dhe donte veçse luftë, veçse luftë. Pra, pavarsisht të gjitha këtyre çështjeve unë e durova dhe po duroj. E gjykuan Ulematë, shiko, sepse ai është Murrxhij dhe i pabesë në transmetim. Më vinin njerëz dhe unë e ulja tensionin dhe e mbroja, thoja të gjithë janë Selefijinë, kurse hizbijunët më godisnin me hanxharë. E gjykuan Ulematë, e gjykuan me bidat dhe thanë se ai është njeri fitnexhi, se ai është i pabesë e vjedh fjalët e të tjerëve, por megjithëkëtë unë e kam duruar atë, Allahu ju bekoftë, dhe ky është durim i gjatë. Shiko, ai po të ketë burrëri, shiko, ai po të ketë... mirëpo ai këtu ka një dobi. Ai shkroi një libër kundër meje, pastaj shkroi librin e dytë kundër meje, dhe unë e kam duruar, Allahu ju bekoftë, pastaj hapi faqen (Kulu-Hizbijin) kundër meje dhe unë e kam duruar..."

 

 

Si të sillemi me pasuesit e Halebiut?

 

Shejkh Muhamed bin Hadij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139792

 

Pyetje:

Kjo pyetje thotë: Si të sillemi me pasuesit e Halebiut në Tunizi? A t’i justifikojmë ata që janë të mashtruar prej tyre apo që u janë bashkangjitur atyre? Dhe sa zgjat periudha e këshillimit?

Përgjigje:

Për sa i përket pasuesve të Halebiut, ata ndahen në dy grupe. Ka prej tyre që janë fanatik ndaj tij duke e ditur, kështu që, ky i bashkëngjitet atij (Halebiut, dmth është si ai). Ngase Halebiu, ‘Alij Hasen ‘Abdul-Hamid el-Halebij, devijimi i tij është shfaqur dhe është i njohur. Ai polemizon me të kotën dhe është në një rrugë tjetër, jo atë në rrugën që e kemi njohur; tani, në këto kohët e fundit ‘Alij Haseni ka marr një rrugë tjetër ndryshe nga ajo rrugë për të cilën e kemi njohur më përpara.

Pra, kush është fanatik prej tyre, atëherë ai i bashkëngjitet atij (Halebiut), kurse ai që

është i mashtruar prej tij – ashtu si thotë pyetësi –, atëherë, ky këshillohet dhe nuk braktiset. Këshillohet dhe i sqarohet atij gabimi që gjendet tek ata. Kështu që, nëse Allahu – Xhel-le ue ‘Ala – ia do të mirën, atëherë, e gjithë lavdi i takon Allahut, dhe në qoftë se vepron sipas kokës së tij, atëherë i bashkëngjitet xhematit të parë, pasi që i është sqaruar dhe i është qartësuar dhe i janë përmendur atij argumentet, në qoftë se e kthen kokën (nuk pranon), atëherë iu bashkëngjitet atyre (Halebistave).

Kurse këshilla nuk ka kohë të caktuar, andaj, ty të takon që ta këshillosh personin në një ndenjje dhe t’ia shtrosh argumentet atij. Mund ta këshillosh në dy ndenjje dhe t’ia shtrosh argumentet, dhe mund ta këshillosh përmes një bisede telefonike, mund ta këshillosh duke i shkruar një letër. E rëndësishme është që ti, t’ia sqarosh atij gabimin dhe devijimin e atij personi me argumente të shkoqitura dhe fakte të qarta. Nëse ai, pas kësaj, mbetet në këtë devijim dhe ai – el-hamduliLah – kupton dhe logjikon, kështu që, në qoftë se refuzon, ai u bashkëngjitet atyre.

Halebiu ka thënë: “Nga ata që më së shumti na e ka zilinë është Shejkh Feuzani.”

 

 

Halebiu ka thënë: “Dijetarët e Dy Haremeve flasin keq për ne për shkak të zilisë, dhe njëri nga ata që më së shumti na e ka zilinë është Shejkh Feuzani.”

 

Shejkh Khalid ‘Abdu-Rrahman

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141713

 

 

(Lexuesi i pyetjes është Shejkh Muhamed el-‘Anxherij)

 

Pyetje:

Shpresojmë të na jepni informata rreth këtyre dy personave: Ebul-Hasen el-Maribij dhe ‘Alij el-Halebij si dhe përmasat e dëmit të këtyre dyve ndaj D’auetit Sunnij Selefij?

Përgjigje nga Shejkh Khalid ‘Abdu-Rrahman:

Së pari, në lidhje me këta dy persona, i pari është Mustafa ibn Ism’ail, i cili banon në M’arib, është me origjinë Egjiptiane. Dhe i dyti është ‘Alij Hasen ‘Abdul-Hamid el-Halebij, i cili banon në Aman, në Jordani, dhe është me origjinë nga vendet e Shamit.

Këta dy persona në fillim i përkatësoheshin Ehli Sunnetit dhe shfaqnin pasimin e Sunnetit dhe njerëzve të tij, dhe i përkatësoheshin Menhexhit Selefij, dhe për këtë arsye vinin tezkijeh për këta dy persona nga disa Imam të Ehli Sunnetit. Pra, ai që shfaq pajtueshmëri me Sunnetin dhe nuk vjen me ndonjë gjë që e kundërshton atë, atëherë, kihet mendim të mirë për të dhe ai që e shfaq të kundërtën e tij, atëherë ai është në kundërshtim me të.

Pastaj, në D’auetin e këtyre dy personave filluan të dalin në shesh baza (usul) të prishura dhe vazhdojnë t'i vendosin disa prej atyre bazave saqë nëse lexon rreth këtyre dy personave apo i dëgjon ata, është sikur të lexoje dhe të dëgjoje nga një njeri i vetëm. Madje, është për t’u habitur se këta dy nuk pajtohen vetëm në vënien e bazave, por edhe në disa fjalë mbi të cilat i ndërtojnë shumë prej bazave të tyre të prishura, kështu që janë të ngjashëm edhe në pohimin e një fjale.

Dhe kjo dihet fare mirë – siç thuhet – (në një fjalë të urtë): “Zogjtë e të njëjtit sojë rrinë bashkë.”

Disa parime që i ndajnë së bashku në fjalët e tyre, i pari dhe më i spikaturi prej tyre është pavarësia e tyre nga njerëzit e dijes, dhe sharja e dijetarëve, posaçërisht dijetarët e Xherhit dhe T’adilit. Dhe për këtë arsye, nuk gjen në kohën tonë që e lufton mbajtësin e flamurit të Xherhit dhe T’adilit – për të cilin Imam Albani ka thënë: “Me të vërtetë, ai është mbajtësi i flamurit të Xherhit dhe T’adilit me hak.” Pra, nuk gjen ndonjë që e lufton këtë Imam ashtu siç e luftojnë këta dy persona në krimin e tyre kundrejt imamëve të Xherhit dhe T'adilit, si dhe duke e sulmuar imamllëkun e këtij burri (Shejkh Rabijs).

Ajo që është për t'u habitur - dhe kjo është prej mirësisë së madhe të Allahut ndaj Ehli Sunnetit – është se Allahu e mundësoi që tezkija për Imam Rabijn të dalë përmes gjuhës së Imam Albanit, tek i cili udhëtoi Ebul-Haseni dhe ky vet është ai që e pyeti Albanin për Shejkh Rabijn, saqë Albani tha në një kasetë të inçizuar me Ebul-Hasenin, kur Ebul-Haseni i tha: "Shejkh i nderuar, duam prej jush që të thoni ndonjë fjalë rreth këtyre dy dijetarëve të nderuar, në mënyrë që ta ndihmoni Sunnetin dhe t'i refuzoni ata që i shajnë këta."

Kështu që, Allahu e bëri të mundur që tezkija për Shejkh Rabijn të dalë përmes gjuhës së Albanit me ndërmjetësimin e Ebul-Hasenit, kokës së fitnes.

Dhe po më kujtohet se kur jam takuar me Ebul-Hasenin para fitnes (së tij) në Abu Dhabi (kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe) në rajonin "Esh-Shehameh" dhe në disa rajone tjera, tek njëri prej të rinjve i cili quhet 'Imran, përgjegjësi i Darul-Birr. Kështu që, më kujtohet se ishte ora njëmbëdhjetë e mbrëmjes, dhe Ebul-Haseni kishte veshur një xhelabije të gjelbër ngjyrë ulliri dhe një çallmë të gjelbër të vendosur në të djathtën e tij; ora ishte njëmbëdhjetë dhe ishim te shtëpia e këtij Imranit, dhe Ebul-Haseni më tha: “O Ebu Muhamed! A din se me çfarë Allahu ia ngriti pozitën Shejkh Rabijs?” Dhe unë buzëqesha, e i thash se me çfarë? Ai tha: “Me mbrojtën e tij ndaj Menhexhit të Selefëve.”

Pastaj, i gjori, u kthye e tha: “Unë i dij devijimet e Rabijs që prej shumë vitesh.” Dhe kjo ishte pas disa muajsh pasi që ma tha këtë fjalë (duke e lavdëruar Shejkh Rabijn).

Ajo që është për qëllim është se nga bazat e këtyre dy personave është sharja e Imamëve të Xherhit dhe T’adilit, nuk them vetëm sharja ndaj Shejkh Rabijs, d.m.th numri i atyre (dijetarëve) që sulmohen nga Ebul-Haseni dhe që sulmohen nga ‘Alij el-Halebij janë përafërsisht dhjetë Imamëve nga Imamët tanë. P.sh: Ebul-Haseni e shanë Shejkh Rabijn, Shejkh Nexhmin, e shanë këtë e atë, përafërsisht arrin deri në dhjetë. Pra, kjo është diçka që ata e kanë të përbashkët.

Më kujtohet se kur ishim në Mesxhidul-Haram, pas namazit të jacisë, pas teravive, në një vit prej viteve, u takova me ‘Alij el-Halebij dhe e falëm bashkë namazin e teravive. Dhe pastaj më morri për dore dhe shkuam në hotel dhe prej aty ia mbajtëm për në Xhiddeh, në kohën kur atje ishte Shejkh Muhamed ibn ‘Abdul-Uehhab el-Benna (Allahu e mëshiroftë).

Dhe nga shprehjet e tij (Ali Hasenit) që më tha ishte: “O Ebu Muhamed, dijetarët në Nexhd apo në Dy Haremet (Mekke dhe Medine), disa dijetar flasin keq për ne për shkak të zilisë që kanë,” dhe tha: “Dhe nga ata që më së shumti na e ka zilinë është (Shejkh) Feuzani.”

Kjo shprehje nuk është sipas kuptimit, porse është kështu fjalë për fjale. Ai tha: “Dhe nga ata që më së shumti na e ka zilinë është el-Feuzani.”

Këto janë fjalë fyese, natyrisht. Nuk kemi nevojë tani për to (për shtjellim). Kështu që,  kjo çështje, në realitet, është një parim të cilin e kanë të përbashkët, e ai parim është sharja e Imamëve. Ajo që e vjen pas kësaj është interpretimi i tyre për fjalën: “Nuk e kam obligim.” Pra, kur vijnë Imamët dhe e kritikojnë filanin duke thënë se ai është bidatçi dhe argumenti për faktin se ai është bidatçi është se ai ka thënë kështu e kështu, në filan e filan libër ka thënë kështu e kështu.

Që të dy – Ebul-Haseni dhe Halebiu – thonë: “Nuk e kam obligim ta pranojë xherhin e tij, edhe në qoftë se është mufesser (i shpjeguar me detaje dhe argumente).” Si ka mundësi, edhe në qoftë se është mufesser?!

Imam Shafiu – Allahu e mëshiroftë – kur e përmendi refuzimin e lajmit të të besueshmit (thikah), tha se bidatçinjë të cilët e refuzojnë hadithin, nga “argumentet” e tyre ishte se ata thonin: “Nuk e kemi obligim ta pranojnë lajmin e tij.” Kështu, e refuzonin Sunetin me këtë gjë. Në këtë aspekt, këta dy përngjasojnë me fjalët e njerëzve të bidateve: “Nuk e kam obligim që ta pranoj lajmin e të besueshmit.”

Nga kjo shihet se nëse një person ka shpikur një bidat, a e dinë dijetarët në lindje dhe në perëndim se ai ka bërë këtë e këtë dhe ta shohin këtë gjë?! A është kjo e mundur logjikisht?! Pra, a ka mundësi logjike që të vij një bidatçi, që e thotë një bidat dhe ka devijuar nga Suneti me këtë bazë të prishur, a ka mundësi që dijetarët e Sunetit, Arabët dhe jo-Arabët, ata që janë në lindje si dhe në perëndim, që ta dëgjojnë këtë fjalë dhe ta shohin se del nga goja e atij që e thotë?!

Kjo është një farë lloj imagjinate.

Pra, nëse themi se nuk e pranojmë xherhin mufesser përveç nëse e dëgjojmë vet ne, nëse ne nuk e dëgjojmë, nuk e pranojmë, edhe në qoftë se e ka dëgjuar ndonjë tjetër përveç neve nga të besueshmit, atëherë, nuk do gjeje kurrë bidatçi në tokë. Përse? Ngase nuk ka mundësi që dijetarët, që të gjithë të jenë në dijeni për fjalët që i thotë bidatçiu. Po ashtu, kjo është prej bazave të tyre të prishura: “Nuk e kam obligim.”

Dhe si rrjedhojë e kësaj, vjen baza e tretë në të cilën ata pajtohen, e ajo është: “Mëshira dhe butësia me bidatçijtë, dhe nga ana tjetër, sharja dhe ashpërsia ndaj Ehli Sunnetit.”

Futu në faqen "Kuluselefijjin,“ jo mos u fut, madje paralajmëro kundër kësaj faqeje, por une them: Të mjafton ty kontributi që kanë dhënë të tjerët (në demaskimin e asaj faqeje).

Në faqen e internetit Kuluselefijin, do gjesh shprehjet më të poshtra ndaj dijetarëve të Ehli Sunnetit, në lidhje me disa prej tyre; shprehjet më të poshtra, saqë thotë për Shejkh Rabijn se ai është i moshuar dhe se ai e ka sëmundjen e diabetit dhe se ai për shkak të sëmundjes së tij nuk është në gjendje t'i vërtetojë çështjet.

Dhe shiko çfarë thotë Ebul-Haseni kur iu kundërpërgjigj Ahmed en-Nexhmit, për të cilin Shejkh bin Bazi ka thënë: “Ahmed en-Nexhmi është Muftiu i veriut (në Arabinë Saudite) dhe është nga dijetarët e mëdhenj.”

Ai (Ebul-Haseni) i thotë: “O shejkh, o ti plak, sikur ta shihje se në çfarë moshe je...” e deri në fund.

Kështu flasin për Imamët e udhëzimit dhe për Imamët e Ehli Sunnetit.

Kur ata (Ebul-Haseni dhe Halebiu) flasin për xhematet (e ndryshme) dhe kur flasin për njerëzit e bidateve, sheh se janë të butë e të mëshirshëm në raportet e tyre me bidatçijtë, si  dhe të butë në kritikimin e njerëzve të bidateve dhe sjellja me butësi me ta. Me refuzimin e njerëzve të bidateve, kam për qëllim në disa çështje ku ata kanë mospajtime. Pastaj kthehen e thonë: “Elhamdulilah, rrethi i Sunetit është i gjërë.” Siç thotë Ebul-Haseni, se (Ehli Suneti) përshin Selefiun, Ikhuanin, Tebligun.

Pra, kjo është baza e tretë nga bazat e këtyre dyve të cilën e vëren se ata pajtohen në të, qoftë me qëllim apo pa qëllim, për shkak të devijimit, kështu që fjala e tyre bie në ujdi në këtë gjë.

Pastaj, pas kësaj, vëren se (ata thonë): “Nuk është obligim për ne që t’ua kthejmë çështjet dijetarëve të mëdhenj, por ne bëjmë ixhtihad dhe shikojmë tek argumentet.”

Këtë e thonë duke e dëshmuar edhe me vepra, dhe ka mundësi që me fjalë të distancohem prej kësaj thënie (që u përmend më sipër). Për këtë arsye, Ebul-Haseni thotë: “Ata të cilët na kundërshtojnë janë idiota, të poshtër,” dhe me këto fjalë flet për imamët që janë kodra (të dijes).

Dhe po ashtu Ali Hasenin e dëgjon të thotë: “Ata duan t'i thyejnë lapsat tanë.” Do të thotë se ata s'duan që neve të shkruajmë e as që të flasim për cështje të ndryshme, duan të na thyejnë lapsat tonë. Ata sillen me dijetarët me arrogancë si dhe sillen me dijetarët duke i nënçmuar ata.

Po ashtu, po e mbylli me një bazë (asl) të rëndësishëm prej bazave të këtyre dy personave. Në realitet, kjo bazë në vetveten e saj, në qoftë se ata dy nuk do të kishin bazë tjetër pos kësaj baze të prishur, do të mjaftonte për sqarimin e dëmit të këtyre dyve ndaj D'autetit Selefij dhe njerëzve të tij.

(Ajo bazë është) ku ata pajtohen (duke thënë) se zbatimi i etherëve të Selefëve mbi pasuesit e bidatit në kohën tonë është një lloj i gulu-it (ekstremizmit).

Nëse ti vjen me ethere (transmetime) që sulmojnë Kaderijtë, Xhebrijtë, Xhehmijtë, Mutezilit, Khauarixhët, Kauarixhët K'adijeh, për njerëzit e devijuar të bidateve, çfarë do thonë? Mos i zbato këto ethere mbi këto xhemate të devijuara, madje zbatimi i këtyre ethereve mbi këto xhemate është gulu në Fe dhe devijim. Ku të shpie kjo?!

Kjo të shpie tek goditja e Menhexhit Selefij, saqë çdo herë që sillet një ether që të zbatohet mbi pasuesit e bidateve, ata dy thonë: “Jo! Selefët me këtë kanë patur për qëllim vetëm Xhehmijtë dhe Khauarixhët.” Dhe prej kësaj pike, u hap dera e tyre për pranimin e pasuesve të bidatit, duke e praktikuar këtë, u bë një derë e gjërë si gjërësia në mes qiellit dhe tokës.

Për këtë arsye, i sheh se e marrin shtruar dhe përzihen me ta, dhe nuk i bojkotojnë njerëzit e bidateve, përkundrazi, paralajmërojnë për çështjen e hexhrit (bojkotit) me një metodë apo me një tjetër. Ata thonë (Ebul-Haseni dhe Halebiu): “Si të bëjmë tani hexhër! Nuk është tani koha e hexhrit.”

Pastaj, kapen pas një fjalë të Imam Albanit duke e nxjerrur nga konteksti, dhe e interpretojnë jashtë kontekstit të saj. Kështu, ata e dobësojnë Menhexhin Selefij në zemrat e pasuesve të tyre.

Për këtë arsye, sikur të mos ishte përveç se atë që e shohim nga kthimi i shumë të rinjëve të paditur tek këta dy të ndyrë e të devijuar, do të mjaftonte kjo për të treguar dëmin e këtyre dyve ndaj D'auetit Selefij dhe njerëzve të tij.

E çfarë mendon për parimet tjera të tyre, të cilat nuk i përmenda vetëm për të bërë një përmbledhje dhe për të kursyer kohën.

E lusim Allahun që të na japë mirëqënie neve dhe juve.

 

Fjalët e dijetarëve kundër ‘Ali Halebiut

 

Burimi: Sahab.net/ alBaidha.net

 

1 -El-Lexhnetud-Da`imeh [Komisioni i Përhershëm për Fetva, i përbërë nga Shejkh 'Abdul-'Azijz Aali-Shejkh, Shejkh 'Abdullah el-Gudejjan, Shejkh Salih el-Feuzan dhe Shejkh Bekër Ebu Zejd]:

يدعو إلى مذهب الإرجاء

“Ai thërret në medh`hebin e Irrxhasë.”

بنى كتايبيه التحذير من فتنة التكفير و صيحة نذير على مذهب الإرجاء

"Ai i ka bazuar dy librat e tij, "et-Tahdhiir min Fitneti et-Tekfiir" dhe "Sajhatun-Nedhiir" në medh`hebin e Irrxhasë."

صاحب آراء و مسلك مزري في تحريف كلام أهل العلم

“Ai është njeri me ide dhe metodë të poshtër në shtrembërimin e fjalëve të dijetarëve."

حرف النقل عن ابن كثير

"Ai ka deformuar fjalët që përcolli nga Ibën Kethiri."

تقوّل على ابن تيمية

 

"Ai ka shpifur ndaj Ibën Tejmijjes."

حرف مراد الشيخ محمد بن إبراهيم رحمه الله

"Ai ka deformuar qëllimin që ka patur Shejkh Muhammed Ibën Ibrahiim - rahimehullah -."

 

يهون من شأن الحكم بغير ما أنزل الله

"Ai e nënvlerëson rrezikun e gjykimit me ligjet që nuk i ka zbritur Allahu."

عليه أن يتقي الله في نفسه و في المسلمين وخاصة شبابهم و أن يجتهد في تحصيل العلم

"Ai të ketë frikë Allahun për veten e tij, për Muslimanët dhe për të rinjtë e tyre në veçanti, si dhe të përpiqet që të marrë dije."

2 - Shejkh Salih el-Feuzan:

نحن بحاجة لمثله يكفينا قول علمائنا و ما سطروه في الكتب

"Ne s'kemi nevojë për një si puna e tij, na mjafton fjala e ulemave tanë dhe ato që kanë shkruajtur ata nëpër libra."

صاحب كتابات جديدة تبلبل الأفكار

"Ai është autor i shkrimeve të reja, i ka ngatërruar mendimet."

الواجب أنه يتراجع عن الباطل و يتوب إلى الله

"Detyra e tij është që të tërhiqet nga Batili dhe të pendohet tek Allahu."

يكتفي بنقل طرف من كلام أهل العلم و يترك الطرف الآخر

"Ai mjaftohet me përcjelljen e një pjese nga fjala e dijetarëve, kurse pjesën tjetër e lë."

يلخبط الناس بأفكاره و بجهله و تخرصاته

"I çorodit njerëzit me idetë e tij, me injorancën e tij dhe me sajesat e tij."

3 - Shejkh Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij (disa vjet përpara se të shpallej bidatçi Halebiu):

عليه ملاحظات و لا أستطيع أن أقول أنه يؤخذ عنه العلم

"Ka vërejtje kundër tij prandaj unë s'mund të them se mund të merret dija nga ai."

4 – Shejkh 'Ubejd el-Xhabirij:

ضايع مايع مسكين

"Ai është i humbur, i shkrirë (në menhexh), miskin."

يزكي ضلالا عرف ضلالهم

"Ai u jep tezkije të devijuarve që janë të njohur për devijimin e tyre."

ضال مضل مفسد

"Ai është i devijuar, devijues dhe shkatërrues."

5 – Shejkh 'Abdullah el-Gudejjan:

 

اتركوه لأن هذا هو الذي يقود مذهب المرجئة في المملكة

"Braktiseni atë sepse ai drejton medh`hebin e murrxhiave në Mbretërinë (e Arabisë Saudite)."

6 – Shejkh 'Abdul-'Azijz er-Rraxhihij:

يبتر كلام أهل العلم

"Ai copëton fjalët e dijetarëve."

عليه أن يرجع للحق فيقبله

"Ai e ka detyrë të kthehet tek e vërteta dhe ta pranojë atë."

7 – Shejkh Salih Ibën Se'ad es-Suhajmij:

عنده تخليط في مسألة الإيمان

"Ai ka përzierje në çështjen e Imanit."

أخطأ في رده على اللجنة و ظالم لنفسه

"Ai ka gabuar në refuzimin e tij kundër Lexhnes, i ka bërë padrejtësi vetes së tij."

أخطأ ألف مرة (في مسألة الإيمان)

"Ai ka gabuar njëmijë herë (në çështjen e Imanit)."

8 – Shejkh Muhammed Ibën Hadij el-Medkhalij:

عنده بوائق

"Ai ka fatkeqësi."

ما كان بالأمس عنده منكرا صار اليوم عنده معروفا – والعكس

"Ajo që deri dje ishte e keqe për të, sot për të është bërë e mirë dhe anasjelltas."

9 – Shejkh Hasen Ibën 'Abdil-Uehhab Merzuk el-Bennaa:

قد كشفه الله وأظهره الله على حقيقته

"Me të vërtetë e demaskoi Allahu dhe e nxorri në shesh realitetin e tij."

10 - Shejkh Rabij' Ibën Hadij el-Medkhalij për Ali Halebiun:

علي الحلبي من أحط أهل البدع

"Ali Halebiu është nga bidatçijtë më të poshtër."

11 - Shejkh Ahmed Bazmul për Halebiun:

يا حلبي الفتن أنت حامل راية التعديل لأهل البدع والأهواء والتجريح والطعن في السلفيين الشرفاء

"O Halebiu i fitneve, ti je mbajtësi i flamurit të Ta'dilit për njerëzit e bidateve dhe epsheve, dhe të Texhrihut dhe Sharjeve ndaj Selefive të ndershëm."

12 - Shejkh 'Ajjid esh-Shimmerij per Halebiun:

أوجه دعوة للشيخ علي الحلبي أطلب منه فيها إعلان توبته من تزكيته للرسالة الباطلة (رسالة عمان) وأنصحه ومن معه من الإخوة بترك طريقتهم في مناقشة هذا الموضوع

"I bëj thirrje Shejkh Ali Halebiut, kërkoj prej tij që të bëjë publike teuben e tij nga tezkija që i ka dhënë Mesazhit të së Pavërtetës (Mesazhit të Amanit) dhe e këshilloj atë dhe vëllezërit që janë me të, që të heqin dorë nga rruga e tyre polemizuese për këtë temë."

13 - Shejkh Khalid 'Abdur-Rrahman el-Misrij për Halebiun:

وأذكر حين كنا هناك في المسجد الحرام بعد صلاة العشاء بعد التراويح في سنة من السنين والتقيت بعلي الحلبي وصلينا سويا صلاة التراويح ثم بعد ذلك أخذ بيدي إلى الفندق ومن ثم إتجهنا إلى جدة أيام الشيخ محمد بن عبد الوهاب البنا رحمه الله فكان من عباراته أن قال لي : "يا أبا محمد ، المشايخ في نجد أو في الحرمين بعض المشايخ إنما يتكلمون فينا من باب الحسد" ، قال : "ومن أشد هؤلاء الفوزان ."هذه عبارته ليس بمعناها ، بلفظها ، قال :

"ومن أشد هؤلاء الفوزان."

"Më kujtohet kur ishim atje, në Xhaminë e Haramit (në Qabe), mbas namazit të Jacisë, mbas Teravive, në një vit prej viteve, dhe u takova me Ali Halebiun. Mbërritëm të dy njësoj për namazin e Teravive dhe më pas ai më mori për dore drejt hotelit, e më pas u nisëm drejt Xhiddes, gjatë ditëve kur ishte Shejkh Muhammed Ibën 'Abdil-Uehhab el-Benna – rahimehullah –. Dhe mes fjalëve që më tha ishte: "O Eba Muhammed, dijetarët në Nexhd apo në Haramejn, disa prej dijetarëve në të vërtetë flasin për ne nga hasedi. Dhe ai që ka shumë hased nga ata është Feuzani." Këto fjalë të tijat nuk janë përcjellë me kuptim, por është fjalë për fjalë (siç e ka thënë ai). Tha: " Dhe ai që ka më shumë hased nga ata është Feuzani."

14 - Shejkh Muhamed Se'id Rraslan për Ali Halebiun:

علي الحلبي المسكين الضال الذي صار منتداه مباءة لكل جرثومة حاقدة على السنة و اهلها

"Ali Halebiu, një miskin, një i devijuar, forumi i të cilit është bërë strehë për çdo parazit dashakeqës për Sunetin dhe njerëzit e Sunetit."

و اما الحلبي فعليه ان يتوب الى لله من فتح منتداه للتكفيريين و عليه ان يعود إلى السنة

"Kurse Halebiu e ka detyrë që të pendohet tek Allahu që hapi forumin e tij për tekfirsat, dhe ai duhet të kthehet tek Suneti."

يا حلبي: أو كُلَّمَا راجعك أحدٌ أو خطّأك أو بدَّعك أو ضلَّلك تسُبُّ الشّيخ ربيعًا! وتذكر ما سوّدتَ وما تقّيأت ممّا تدعي أنّك به رددتَّ! أوَقَدْ صارَ الرُّهابُ الرّبيعيُّ آخذًا بمجامِعِ نفسكَ مُحيطًا بأقطارِ عقلِكَ إلى هذَا القدر الذي يُخشَى أن يُفْضِيَ بكَ إلى الجُنُون، أو قدْ صارَ يتمثَّلُ لكَ هلعًا في كُلّ سبيلٍ تسلُكُهُ، ويُفزِّعُكَ رُعْبًا في كُلِّ طريقٍ تطرُقُهُ، أو قد صار اسمه عندك عاصفًا بعقلك ناسفًا لفكرك، حتى إنّك لتقع -عند ذكره- في تكفير المسلمين وأنتَ تنفي الغلو عن نفسك وتُلصِقُهُ خيانةً بغيرِكَ، ألستَ القائل: (إلاّ زيارة خاضعة للعوالي بلا تعالي تُقدَّمُ على مذبحها الصّدقات وتُمسخ بين يديها القُرُبات).

وَيْحَكَ! ألا تدري ما يخرُجُ من رأسِكَ!

وَيْحَكَ! أو قد بلغ بك الجثنون حتَّى أن تدَّعيَ أن الشَّيخ صار معبودًا! له مذبح يُؤمُّ للصّدقات! وتُمسخ بين يديه القربات!

أترمي مَنْ أَمَّ العوالي بالكُفر يا حلبيّ! لقد صرت تكفيريا غاليا.

"O Halebi, sa herë që të drejtohet dikush apo të thotë "gabove" apo të shpall bidatçi apo të humbur, ti shan Shejkh Rabinë! Kujtoje atë që shkruajte dhe volle atëherë kur pretendove se e refuzove atë! "Rabij'-fobia" të ka përpirë të tërin dhe ta ka bllokuar të gjithë mendjen deri në këtë gradë, saqë është frikë se mos do të shpjerë deri në çmendim; apo të është bërë makth për ty në çdo shteg që shkon, që të fut tmerrin në çdo rrugë që kalon; apo të është bërë emri i tij stuhi në mendjen tënde, shkatërrues i ideologjisë tënde, aq sa ti – kur e përmend atë – bie në tekfir ndaj Muslimanëve, ndërkohë që t'i ia mohon vetes tënde ekstremizmin (el-Guluu) dhe ua ngjit të tjerëve tinëzisht. A nuk je ti thënësi (i këtyre fjalëve): "…përveç se një vizitë e përulur në Auali, pa kryelartësi, ku ofrohen në altarin e saj sadakatë dhe para saj tjetërsohen adhurimet."

I mjeri ti! A e di çfarë po del nga koka jote!

I mjeri ti! Të ka arritur makthi deri në atë gjendje saqë pretendon se Shejkh (Rabija) është bërë i adhuruar! Se ai ka altar ku drejtohen sadakatë! Dhe përpara tij tjetërsohen adhurimet? A po e akuzon me kufër atë që shkon në Auali (për të vizituar Shejkh Rabinë), o Halebi? Ti qenke bërë tekfirs esktremist!

15 - Shejkh Sa'd el-Husajjin për Ali Halebiun:

ولكنّك هداك الله فرحت باستقبال المبتدع لك وضحكه على ذقنك، ولو لم تستعجل وتنشر تأييدك له على الملأ قبل أن تتثبّت لما لامك أحد على استمتاع أحدكما بالآخر، وقد عرفت عنك وعن كثير من أمثالك بناء الولاء على تبادل التّأييد

"Mirëpo ti – Allahu të udhëzoftë – u gëzove me pritjen që të bëri ty ai bidatçiu dhe me buzëqeshjet e tij para teje. Dhe sikur të mos ishe ngutur e të përhapje përkrahjen tënde për të në publik përpara se të siguroheshe, askush nuk do të kishte qortuar që ia bët qejfin njëri-tjetrit. Porse në të vërtetë unë e kam ditur që ti dhe shumë të tjerë si puna jote e ndërtoni miqësinë mbi përkrahjen reciproke."

16 – Shejkh Muhamed Bazmul per Halebiun:

لما أخي أحمد كتب و أطلعني على ما كتب و أطلعني على المواضع التي كتبها وكذا أيدته فيها لأنه لم أره ينتقد شيئاً هو ليس محل خطأ وليس محل تعقب

"Kur shkroi vëllai im Ahmedi (kundër Halebiut) dhe kur më tregoi ato që kishte shkruajtur dhe më tregoi temat që kishte shkruajtur, unë e përkraha atë në to, sepse nuk besoj që ai ka kritikuar diçka që nuk është gabim apo që nuk ka vend për t'u kritikuar."

و أرى أن الملاحظات التي كتبها الشيخ أحمد أخويا في التعقب على الشيخ علي في هذه المسائل ملاحظات علمية تدل أن الشيخ علي حصل لديه انحراف عن منهج السلف الصالح .
و نسأل الله لنا و له الهداية و المغفرة

"Unë mendoj se vërejtjet që shkroi Shejkh Ahmedi, vëllai im, në kritikën kundër Shejkh Aliut, për këto çështje, janë vërejtje ilmije që tregojnë se tek Shejkh Aliu ka ndodhur devijim në Menhexhin e Selefus-Salih. Dhe ne lusim Allahun të na japë neve dhe atij udhëzim dhe falje."

و لكني أقول أنه في الآونة الأخيرة صدرت منه أشياء تخالف المنهج السني السلفي ، ومن ذلك المواضع التي تعقبه فيها فضيلة الشيخ أحمد عمر بازمول .

"Mirëpo unë them se në kohët e fundit kanë dalë prej tij gjëra që e kundërshtojnë Menhexhin e Selefus-Salih, e prej atyre janë temat për të cilat e kritikoi Shejkhu i nderuar Ahmed 'Umer Bazmul."

و أنا أرى أنه على الشيخ علي أن يتأدب مع الشيخ ربيع و أن يتأدب قبل ذلك مع الحق و أن يتأدب قبل ذلك مع الدين و مع الله عز وجل و أن يتق الله في نفسه

"Dhe mendoj se Shejkh Aliu duhet të ketë edukatë me Shejkh Rabinë dhe para kësaj të ketë edukatë me hakun, e para kësaj të ketë edukatë me fenë dhe me Allahun – 'Azze ue Xhel-le – dhe të ketë frikë Allahun për veten e tij."

 

Halebiu është politikan në davet

 

Autor: Shejkh Ubejd el-Xhabirij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=121964

 

Pyetje:

Allahu ju dhëntë të mira, (pyetja) e nëntë, (pyetësi) po ashtu thotë: Dijetarët që e kanë refuzuar Alij el-Halebiun, nuk i kanë kuptuar fjalët e tij?”

Përgjigje:

Ne i themi atij: Sill një argument të prerë dhe sill një fakt të shkoqitur në lidhje me atë që thua. Ky njeri (Halebiu) është politikan në davet. Për këtë arsye, ai i ka afruar pasuesit e tekfirit (tekfirijunët) dhe bidatçijtë në webfaqen e tij, që e ka quajtur “Kul-lu Selefijin.”

Ne kemi bashkëjetuar me këtë njeri rreth njëzet vite me radhë. Ne e mbronim atë dhe kur ai doli në shesh, e thamë atë që është detyrë për ne që të thuhej për të. Ai e lavdëron Adnan Arurin, fabrikantin e parimeve të prishura dhe bazave të dështuara. (Ai lavdëron po ashtu) Muhamed Hasanin, është vërtetuar tek unë përmes një trasmetimi të një njeriu të besueshëm se ai përkrah (besimin) e uahdetul-uxhud. Kjo është fjala e tij: “Allahu është Zoti ynë, nuk kemi zot tjetër pos Tij dhe a ka tjetër në ekzistencë (gjithësi) pos Tij.”

Megjithëkëtë, ai e lavdëron dhe e përkrah revolucion Egjiptian si dhe demonstratat, përkundër kësaj hipoteze, ky njeri (Halebiu) e arsyeton atë (Muhamed Hassanin).

Ne kemi shumë e shumë gjëra kundër tij (Halebiut). Ai (Halebiu) është i njohur për metodën e tij të keqe në shtetet e Evropës të cilat i viziton, dhe prej atyre metodave është: atë që bëri Ebul-Haseni (el-Maribi) kur shkroi një marrëveshje në Evropë – në Britani – dhe i lidhi ata me Halebiun dhe Selim el-Hilalin. Kur ne folëm keq kundër Ebul-Hasenit, ata (Halebiu dhe Selim el-Hilali) u bashkuan për t’i dal në ndihmë dhe për ta mbrojtur atë.

Allahu na ruajttë që të flasim për këtë njeri pa argumente të cilat nuk na lejohen neve, përkundrazi, Allahu e di se kur e kam refuzuar vëllanë ‘Abdul-‘Aziz er-Reis, kam lënë shumë prej fjalëve të tij ngaqë ato lënë hapësirë për interpretime. Kështu që, neve nuk themi se kjo apo ajo është për qëllim, përkundrazi, në lidhje me refuzimet, ne synojmë atë që nuk lë vend për interpretime, madje ajo që është në kundërshtim me argumentin e qartë.

Pyetësi:

Duam nga Shkëlqesia Juaj, një këshillë që të na drejtoni neve se si të sillemi me atë që nxit urrejtje në lidhje me atë që u tha më sipër në pyetje – Allahu ju bekoftë –?

Shejkh Ubejd:

Së pari: ata konsiderohen sikur ata të cilët i mbrojnë, e që janë bidatçijtë dhe të devijuarit.

Së dyti: Sikur të isha në vendin tënd, do t’i kisha braktisur ata duke e mbrojtur veten time.

Sa për mua që janë në vendin tim në Medine, nuk pranoj asnjë nga ata që ta shkelë pragun e shtëpisë sime.

 

 

 

Shejkh Salih Ibën Sa’d es-Suhajmi për ‘Ali Halebiun

 

Autor: Shejkh Salih es-Suhajmi

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=151540

 

 

Ka thënë Shejkh Salih es-Suhajmij në audion “Xhelseh me’al-Amrikan” (min. 18:20):

أنا أعرف أنهم وصلوا إلى درجة الابتداع، علي حسن وأبو الحسن

“Unë e di që ata kanë arritur deri në gradën e shpikjes (në Fe), ‘Ali Haseni dhe Ebul-Haseni.”

Dhe ka thënë për ‘Ali Hasenin (min. 24:42):

نحن نعرف أن عنده مصائب وعنده بدع

“Ne e dimë që ai ka fatkeqësi dhe ka bidate.”

Dhe ka thënë (min.26:31):

أنا أُبدِّع علي حسن، أرى أنه مبتدع، وكذلك أبو الحسن أرى أنه مبتدع

“Unë e bëj bidatçi ‘Ali Hasenin, jam i mendimit që ai është bidatçi, po ashtu edhe Ebul-Hasenin e konsideroj bidatçi.”

 

 

el-Halabi, Ali bin Hasan

 

01. Rrëshqitja e Halebiut

 

Alameh Rabi´ bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

Ali Hasen el-Halabi ka disa drejtime në varësi, ndër të tjera:

1 – Dashuria e tij ekstreme për udhëheqje. Ai bënë çdo gjë për ta arritur atë.

2 – Dashuria e tij ekstreme për para. Ai bënë çdo gjë për ti arritur ato.

Ai ia ka shitur fenë e tij armiqve të metodologjisë Selefit dhe Selefëve. Ai përfshihet nga fjalët e Allahut Te ala:

اشْتَرَوْاْ بِآيَاتِ اللّهِ ثَمَنًا قَلِيلاً فَصَدُّواْ عَن سَبِيلِهِ إِنَّهُمْ سَاء مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ

”Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.” 9:9

Dashuria e tij për udhëheqje dhe para ka bërë që ai ti bashkohet të gjithë atyre që përhapin sprova dhe sulmojnë metodologjinë Selefite dhe Selefitë.

Ai ka një metodologji të gjerë. Ai bie dakord me të gjitha metodologjitë e kundërta. Ai është vëlla i Ikhuanu Musliminëve. Ai është vëlla i Kutbive dhe Tekfircave. Ai është vëllai i atyre që bëjnë thirrje për bashkimin e feve dhe lirinë fetare. Ai është një vëlla besnik me ata që mbrojnë këto metodologji dhe mbështetësit e tyre. Sipas tij ata janë të gjithë të pastër nga ekstremizmi.

Sipas tij vetëm Selefitë janë ekstremistë sepse ata luftojnë këto drejtime të rreme dhe përkrahësit e tyre përgjatë kriteri islam që nuk përputhet me metodologjinë e gjerë dhe të  madhe që strehon të gjitha këto metodologjitë e kundërta. Prandaj, ai e konsideron të nevojshme të luftuarit metodologjinë Selefite dhe Selefitë. Ai i quan ata ekstremistë dhe e aplikonë këtë emër në mënyrë specifike mbi ta. As ai dhe as sekti i tij nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre. Ata nuk e braktisin atë dhe ata nuk ngopen prej tij. 

 

02. El-Halebi dhe Adnan el-Ar´uri

 

Alameh Rabi´ bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

Ali el-Halebi është një nga ata më të këqitë të cilët dëshmojnë rrejshëm. Ai dëshmon se njerëz të devijuar me parime të prishura dhe metodologji të rreme janë Selefijun, qëndronë në anën e tyre, dhe aplikonë parimet e tyre të rreme, dhe metodologjitë. Një nga këta individë është:

1 – Adnan Ar´ur

Ky njeri është nga Pasuesit e Fitneve dhe ka luftuar kundër Ehl-us-Sunnetit vite me radhë.

Ai ka përhapur sprovat e tij shumë vite për të mbrojtur të devijuarit dhe veçanërisht Sejjid Kutbin që përkrahte panteizmin, i cili mohoi cilësitë e Allahut Azze ue Xhel, u tallë me Musain salAllahu alejhi ue selem profetin e Allahut, dhe fyu atë.

Fyu sahabët e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem jashtëzakonisht shumë dhe posaçërisht Uthmanin radijAllahu anhu, për të cilin ai tha se kishte shkatërruar shpirtin dhe themelin islamik, neglizhoi kalifatin e tij dhe besoi se ai ishte një boshllëk mes  kalifatit të Ebu Bekrit dhe të Umerit radijAllahu anhuma dhe kalifatit të Aliut radijAllahu anhu dhe shumë fyerje të tjera. Referoju librit tim ”Mata’in Sejjid Kutb fi As´hab Rasulil-lah salAllahu alejhi ue selem.”

Sejjid Kutbi e fyu Muavijen dhe Amr bin el-Asin radijAllahu anhuma dhe i akuzoi ata për gënjeshtra, hile, mashtrim, hipokrizi dhe ryshfet. Ai akuzoi shumë arabë për dalje nga feja dhe më pas u kthye në fyerje ndaj Muavijes radijAllahu anhu. Referoju librit të Sejjid Kutbit ”Kutub ue Shakhsijjat”1.

Adnani e mbronë Sejjid Kutbin dhe i lufton ata që e kritikojnë atë me të drejtë. Ai e lavdëron atë dhe vepron në mënyrë të rreme kur ai thotë se askush nuk ka vendosur bazamente sikurse Sejjid Kutbi. Në të njëjtën kohë ai akuzon Selefite për mungesë të bazamenteve.

Ai e përmend atë në të njëjtin kontekst si Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen, Ibn-ul-Kajimin dhe Ibn Abdil-Vehabin kur ai sqaron Teuhidin dhe llojet e tij.

Ar’uri ka shpikur disa parime të rreme, duke përfshirë:

”Ne korrigjojmë pa kritikuar (Xherh).”

”Nëse ti gjykon, do të gjykohesh edhe vet.”

Ai ka shpikur gjashtë parime për të luftuar metodologjinë Selefite me to2 dhe veçanërisht Xherh ue Ta’dilin, kritikimin dhe lavdërimin, për ti mbrojtur të devijuarit dhe për të luftuar Selefitë.

Këto parime, sprova, fatkeqësi dhe devijime i mësuan dijetarët prandaj ata e këshilluan atë që ti braktis ato, por kot. Si rezultat, ata e bënë të qartë metodologjinë e tij të rreme dhe parimet e tij prandaj ai i fyu ata, u tall me ta dhe i trajtoj ata si asgjë.

Kur Alameh Ibn Uthejmin u pyet në lidhje me parimet e tij ai i refuzoi ato dhe e bëri të qartë kotësinë e tyre. Megjithatë, ky njeri pason këtë rrugë edhe sot.

Ai ka shkruar një libër të titulluar ”Manhaxh-ud-Da´uah fi Dhau-il-Uaki el-Mu’asir”, të cilin e ndërtoi në parimet e tij të prishura. Aty ai ndalonë thirrësat për në fenë e Allahut që të gjykojnë të devijuarit dhe shkon aq larg sa që ai madje shpjegon të jetë e ndaluar për profetët që të gjykojnë armiqtë e Allahut. Argumenti i tij për këtë janë ajetet:

وَإِنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ

”Unë jam vetëm një paralajmërues.” 3

إِنَّمَا أَنتَ مُنذِرٌ

”Ti je vetëm paralajmërues.” 4

وَمَا أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍ

”Dhe ti nuk je mbrojtës i tyre.” 5

Në të njëjtën kohë ai fsheh kur profetët gjykojnë umetet  me mosbesim, gënjeshtra dhe gjëra të tjera.

Ai i mbyll sytë për gjykimet e Selefëve mbi të devijuarit, gënjeshtarët dhe të tjerët që mbushin librat e Xherh ue Tadilit në përgjithësi dhe librat e kritikimit në veçanti.

Ai nuk ishte i kënaqur me këto devijime derisa ai i thirri të gjithë njerëzit, duke përfshirë edhe jehudët dhe të krishterët në një unitet fetar dhe e konsideroi të kapurit e jehudëve për Teuratin e shtrembërar dhe të kapurit e të krishterëve për Ungjillin e shtrembëruar është të kapurit për litarin e Allahut6.

Ai paraqiti një trakt kombi për sirianët – një traktat që është e bazuar në sekularizëm, liberalizëm dhe në metodologjin e të devijuarëve dhe jo në besimin Islam ose në legjislacionin islam.

Përkundër të gjitha këtyre devijimeve me të cilat ai madje kundërshton bazat Islame dhe degëzimet e sheh se si el-Halabi qëndronën në anën e tij dhe thotë se ai është Selefi. Ai e bën këtë edhe pasi që ai ka bërë thirrje për unitet fetar, ka lavdëruar disa Nusejrih dhe Druzë dhe i ka preferuar ata para myslimanëve dhe themeloi një traktat sekularë.

A nuk konsiderohet dëshmia el-Halebiut për Selefizmin e Ar´urit prej  llojeve më të mëdha dhe më të këqija të dëshmive të rreme? Kjo dëshmi a nuk bie ndesh me dëshminë e metodologjisë Selefite, madje edhe me Islamin?

1 fq. 242-243.

2 Shih https://www.youtube.com/watch?v=LE7dAcGxsIk

3 67:26

4 13:7

5 6:107

6 Shih https://www.youtube.com/watch?v=fQHWx1DD9es

 

03. Ali el-Halebi dhe el-Maghruai

 

Alameh Rabi´ bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

3 – Muhammed el-Maghraui

Muhammed el-Maghraui i cili ra në një Tekfir ektrem. Kur Selefitë treguan gabimet e tij nga librat dhe audio kasetat e tij, ai i akuzoi ata për herezi.

Dijetarët mësuan lidhur me Tekfirin ekstrem të el-Maghrauit, e këshilluan atë dhe kërkuan që ai të heq dorë prej tij prandaj ai i fyu ata, i injoroi ata dhe ia turri studentët e tij Selefive kështu që ata devijuan edhe më shumë. Është sikur ata që vijnë nga rrethi i brendshëm i Kutbive dhe Ikvancave të cilët e financojnë atë për të luftuar Selefizmin dhe Selefitë.

Edhe pse el-Halabi tregon se ai lufton Tekfirin dhe Tekfircat ai e mbështet atë dhe dëshmonë edhe sot se el-Maghraui është Selefi.

A nuk është veprimi i tij shembull i dëshmisë më të keqe, kundërshtimi më i keq dhe një pjesëmarrje për të rrëzuar dijetarët e Teuhidit dhe Sunnetit që neglizhohen nga el-Maghraui, Ar’uri dhe el-Ma’ribi?

A nuk kundërshton qëndrimi i tij metodologjinë e Selefëve të çmuar?

 

04. Ali el-Halebi dhe el-Ma’ribi

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

4 – Ebul-Hasan el-Misri el-Ma’ribi el-Ikhuani

Në fillim ai shfaqte Selefizmin. Sapo vdiqën dijetarët e mëdhenj të Ehl-us-Sunnetit si Alameh Ibn Bazi, Alameh el-Albani, Alameh Ibn Uthejmini dhe Alameh Mukbil el-Uadi’i, ai iu hodhë me egërësi Selefive dhe i fyu ata në mënyrën më të keqe. Ai i akuzoi ata për të qenë të paditur, dhe fyerje të tjera. Ai u distancua prej tyre dhe i luftoi ata deri në atë masë sa që ai më në fund i quajti sahabët ”llum” dhe ”të vegjëlit nën këmbët e të tjerëve”.

Ai themeloi parime për të luftuar metodologjinë Selefite dhe Selefitë si një ”metodologji e gjërë që strehon edhe Ehl-us-Sunnetin dhe pjesën tjetër të umetit”, ”ne korrigjojë pa rrënuar” dhe shumë parime të tjera.

Dijetarët e Ehl-us-Sunnetit e këshilluan atë që të kthehet në të vërtetën, por ai refuzoi. Pas kësaj ai injoroi dijetarët në Jemen dhe në Arabinë Saudite.

Ai vazhdoi me sprovën dhe devijimin e tij kështu që ai filloi të mbrojë të devijuarit të cilët janë të devijuar sipas të gjithë dijetarëve të Ehl-us-Sunnetit qofshin ata arabë apo jo arabë, sikurse el-Ikhuan el-Muslimun të cilët përbëhen nga Sufitë ekstrem, Rafidat, Hauarixhët dhe të krishterët, është aleate me komunistët, sekularistët dhe i lufton Ehl-us-Sunnetin në mënyrën më të keqe.

Një tjetër prej këtyre grupeve janë Xhemati Teblig të cilët besatohen përgjatë katër sekteve Sufiste dhe të cilat janë të themeluara në idhujtari dhe panteizëm

Ebul-Hasan el-Mar´ibi thotë se këto dy sekte janë nga Ehl-us-Sunneti dhe pretendon se laikët, socialistët dhe Partia Ba’th janë myslimanë. Ai nuk bënë Tekfir mbi askënd, as mbi udhëheqësit e tyre apo pasuesit.

Ai ka shkruar një libër të quajtur ”ed-Difa an Ehl-il-Ittiba”, në të cilën ai mbron el-Ikhuan el-Musliminët, Xhematin Teblig dhe liderë të cilët bëjnë thirrje për unitet fetar. Në mbrojtjën e këtyre ai ka kryer një mashtrim letrar që vetëm një person si ai ia arrin ta bëjë këtë. Përveç kësaj, ai vetëm se ka devijuar edhe më shumë.

el-Halebi dhe pasuesit e tij janë në anën e tij dhe e konsiderojnë atë të jetë Selefi dhe një nga dijetarët Ehl-us-Sunnetit.

A nuk është dëshmia e el-Halebiut se el-Ma’ribi është Selefi shembull i dëshmisë së rreme më të keqe dhe kundërshtimi më i madhë ndaj metodologjisë Selefite?

A nuk e rrënon ky veprim themelin e dashurisë dhe urrejtjes për hir të Allahut?

A nuk është ky shembulli i kundërshtimit më të madh të pohosh Selefizmin dhe pastaj të jeshë me kundërshtarët e Selefizmit?

Këto katastrofa kolosale janë të qëllimta nga el-Halabi dhe kulti i tij dhe janë të ndërtuara mbi epshe.

 

05. el-Halebi dhe organizata Ihja et-Turath

 

Alameh Rabi´ bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

4 – Organizata e Ikhuanu Musliminëve në Kuvajt  ”Ihja et-Turath”

Ata janë duke luftuar në të gjithë botën për të përçarë dhe për të rrënuar Selefitë. Ata themelojnë dhe rekrutojnë parti për ta luftuar metodologjinë Selefite. Shembuj të këtyre partive janë el-Hikmah në Jemen dhe në er-Rashad në Indonezi e cila është themeluar nga njerëz që nuk bëjnë dallim mes Rafidave, Hauarixhëve dhe Ehl-us-Sunnetit. Ata gjithashtu kanë aktivitete në Indi dhe Pakistan për të përçarë Selefitë. Ata kanë një ndikim shumë të keq në këto vende.

Megjithatë, el-Halabi dhe kulti i tij dëshmojnë se kjo organizatë është Selefite, edhe pse ata dinë shumë prej asaj që ajo vepron.

A nuk konsiderohet dëshmia el-Halebiut  prej  llojeve më të mëdha dhe më të këqija të dëshmive të rreme, dhe kundërshtimi më i madhë i metodologjisë Selefite?

 

06. El-Halebi dhe Kutbitë

 

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

Kutbitë në Egjipt i luftojnë Selefitë në Egjipt dhe në vende të tjera në mënyra sektare. Ata i quajnë ata ”kritikues ekstrem” dhe keni dashuri për Kutbijunët e tjerë, Ikhuan Musliminët, Ebul-Hasen el-Misri el-Ma’ribin dhe el-Halebin dhe sektin e tij.

Allahu e ka ekspozuar ascojimin e tyre të rreme me Selefizmin kur Ikhuani ekstrem Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik i vizitoi ata në Egjipt. Ata e mirëpritën atë si një mbret dhe thanë se ai është Shejkhu dhe udhëheqësi i tyre dhe udhëheqësi shpirtëror i Selefizmit, do të thotë për Selefizmin e tyre të rremë.

Forumi ”Kul-us-Selefijjin” i dërguan lavdata Abdurr-Rrahman Abdul-Khalikit nga njerëz që pretendojnë Selefizmin. Kjo ishte shkruar në këtë forum:

”Ishte një pamje e mahnitshme dhe plotë njerëz. Kanali-teliviziv ”el-Hikmah el-Islamijjeh” kishte ardhur në terminalin e aeroportin ndërkombëtar në Kairo së bashku me Shejkh Ebu Is’hak el-Huvejnin dhe shumë egjiptianë të tjerë të famshëm. Aty në atë rast zbriti babai shpirtëror egjiptiani Shejkh Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik, pas tridhjetë viteve mungesë …

Pak para daljes nga aeroporti u ngritën Tekbirate edhe më shumë dhe ato shkaktonin rëqethje … Destinacioni i Selefive në Egjipt dhe në botën islame është udhëheqësi shpirtërorë i Selefive. Ne e duam atë për hir të Allahut … ”

El-Halebi ishte i ditur me mirëpritjen e Abdurr-Rrahman Abdul-Khalikit dhe shtirej sikurse e dënonte atë. Megjithatë, ai beson se ata janë Selefijun.

Së fundi, ata morrën pjesë me Ikhuanët dhe parullat e tyre laike dhe themelimin e një shteti laik dhe demokratik që nuk bën dallim mes myslimanëve dhe të krishterëve.

Ata morrën pjesë me ta për të shfuqizuar ligjin e Allahut në të gjitha aspektet dhe harruan parullat e tyre të vjetra ”se gjykimi i përket vetëm Allahut”.

Disa prej tyre e kishin zakon të bënin Tekfir mbi atë që nuk gjykon me ligjin e Allahut, pa marrë ndonjë vërejtje.

A nuk është dëshmia el-Halebiut se ata janë Selefijun shembull i gënjeshtrës më të keqe, kundërshtimi më i madh, dhe dëshmia e rreme më e keqe?

 

07. Parimet e Halebiut ndaj Selefizmit

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

El-Halebi nuk u mjaftua me kaq. Selefitë e vërejtën se si ata dhe Selefizmi dhe parimet e saj iu nënshtruan një sulmi në disa nga librat e tij dhe artikujve në faqen e internetit të devijuar që ai e ka krijuar për çdo Khalefi që e lufton metodologjinë Selefite dhe përkrahësit e saj. Këtë luftë të padrejtë ai e ka bërë për disa vite dhe përgjatë parimeve shkatërruese të Adnan el-Ar’urit dhe el-Ma’ribit dhe më shumë. Prandaj ai edhe ka shtuar gjithashtu parime kundër metodologjisë Selefite.

Për shembull, ai nuk pranon asnjë Tebdi nëse i gjithë umeti nuk janë unanim në këtë.

Ai dyshon në lajmet e njerëzve të besueshëm dhe beson se edhe lajmet e sahabëve duhet të vërtetohen.

Ai ka themeluar parimin ”Unë nuk jam i bindur”, edhe pse njerëzit që kanë të drejtë ia paraqesin provat dhe dëshmitë atij.

Ndonjëherë ai thotë se ”Nuk më përket mua”, për të refuzuar një të vërtetë të qartë.

Të gjitha këto parime, ai i ka themeluar për të luftuar metodologjinë Selefite lidhur me kritikën dhe lavdërimin, Xherh ue Ta’dil, dëshmitë e vërteta dhe drejtësinë.

Gjatë betes Allahu e zbuloi atë kur ai disa vite më parë dëshmoi rrejshëm për një revistë të famshme që përbëhet nga devijimet më të mëdha si uniteti fetar, Vëllazëritë fetare, barazia fetare, dashuria e pasuesve të feve të tjera, dhe nxitja në demokraci dhe qeverisjes përgjatë ligjeve të OKB-së. Ai e ka lavdëruar këtë gazetë dhe ka dëshmuar rrejshëm se kjo revistë e shpjegon Islamin dhe qartëson uniket e saj. Përveç kësaj, ai i ka përshkruar ata Rafida, Hauarixhë, Sufij dhe sekularistë të cilët gjithashtu e kanë lavdëruar këtë revistë si dijetarë të besueshëm dhe lider të besueshëm. Kështu ai dëshmoi, kur ai mbrojti veten dhe këtë revistë.

Sa shumë sekt i tij e mbrojti këtë revistë! Disa prej tyre madje e kanë deklaruar këtë në pesëdhjetë audio kaseta në të cilën ai shtrembëron Islamin. E gjithë kjo dhe më shumë është në dispozicion në faqen e internetit të ”Kul-ul-Khalafijjin” që me padrejtësi quhet ”Kul-ul-Salefijjin”.

A nuk e kundërshton kjo dëshmi mëkatuese metodologjin Selefite, për të cilën ai pretendon se i përket, por që e anulon pohimin e tij brutalisht dhe gjithashtu edhe vetë Islamin? Megjithatë, ai thotë se ai bën tekfir mbi personit që beson në unitetin e feve. Si mund ai të dëshmojë për unitetin e feve dhe së bashku me kultin e tij të mbrojë të gjitha këto dhe pastaj të bëjë tekfir mbi personin që beson në unitetin e feve? Deri në kohën e shkrimit, ai i qëndron mbrapa dëshmisë mëkatuese. Si munden të bashkohen dy paradokse që janë aq kontradiktore që munden të jenë tek Allahu, myslimanët dhe tek njerëzit e mençur?

 

08. Devijimi i Halebiut u zbulua pas vdekjës së Imam Albanit

 

 Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

Qëllimi i Halebiut është që ti përçajë Selefitë në vende të ndryshme. Ai ia i indroktinon atyre që bien në dinakërin e tij në mënyrë që ata të fillojnë të luftojnë Selefitë ndërsa ata qëndrojnë në anën e kundërshtarëve të tyre.

Ky njeri sillet vërdallë në devijimin dhe në kontradiktat shkatërruese që nga vdekja e Alameh el-Albanit dhe kundërshtarët më të mëdhenj të Selefive filluan sprovat. Megjithatë,  ai i quan Selefitë ”ekstremista”. Ndoshta ai gjithashtu ia drejton tekfirin atyre me vulën që Allahu ka vënë mbi jehudët dhe të krishterët. Në të njëjtën kohë ai dëshmon rrejshëm në mënyrë që tetë sektet duke përfshirë Rafidat, Hauarixhët dhe Sufitë ekstrem janë të pastër nga ekstremizmi. Sipas tij nuk është e lejuar në asnjë mënyrë që ti akuzoshë ata me ekstremizëm.

A ka ndokush në faqen e dheut që është aq i devijuar në mënyra të turpshme dhe në kontradikta shkatërruese sikurse ky njeriu?

 

09. Halebi akuzon metodologjinë Selefite me ekstremizëm

 

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

El-Halabi vazhdon luftën e tij kundër Selefive dhe Rabis në veçanti. Ai dhe personat me pikëpamje të njëjta shqyrtojnë librat e mia që thërrasin në metodologjinë, doktrinën dhe parimet Selefite. Qëllimi i tyre është që të shtrembërojnë metodologjinë madhështore nga e cila përbëhen librat, dhe për të tërhequr nga to dhe pasuesit e tyre. Për këtë  dëshmon realiteti, parimet dhe metodologjia e tij, dhe afërsia ndaj të devijuarëve dhe parimet e tyre.

Prej shqyrtimeve të tij është përmbledhja e tij ”Tanakudh-ush-Shejkh Rabi el-Medkhali fi Ta’sil Maukifih Mukhalif ue ue Keshf bu’dih an Rusukh-il-Mu’assilin”.

Së pari ajo u botua në emër të tij, pastaj për shkak të një axhende me qëllim të keq në në emër të administratorit në forumin ”Kul-us-Selefijjin”. 

Fakti se ai është personi pas shkrimit dhe shpërndarjes së tij, kështu që diskutimi im synon direkt atë, dhe ndonjëherë edhe sektin e tij.

el-Halebi ka thënë:

”Së pari, kontradikta e Shejkh Rabi el-Medkhalis nuk është e kufizuar në platformën e pastër të bazuar në dije. Ajo shkon përtej kësaj dhe gjithashtu ndikon në marrëdhëniet e tij në platformat e të tjerëve. Kjo mund të shihet në raport me kontaktin e tij personale me mua. Shembull i kësaj është se kur Shejkh Ali al-Halabi shkroi librin ”Menhexh-us-Selef es-Salih” kështu që Shejkh Rabi e refuzoi dhe e dënoi atë dhe i bëri idiotët dhe fëmijët që ta sulmojnë atë. Sepse ai e dinte se libri ka refuzuar parimet ekstreme që Shejkh el-Medkhali ka edhe pse këto janë fjalët e vetë el-Medkhalis!”

Unë them (Alameh Rabi):

1 – Unë nuk kam parime të tjera të cilave unë i përmbahen pos parimeve të Selefëve. Unë nuk i braktisi ato dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

2 – Fjalët e tij akuzojnë metodologjinë Selefite për ekstremizëm. Nuk ka asnjë dyshim se el-Halabi dhe sekti i tij i përkasin kundërshtarëve dhe refuzueve më të mëdhenj të parimeve Selefite.

3 – Unë nuk i kam lënë idiotët që të sulmojnë. Ti vetëm se je refuzuar nga një burrë që me të vërtetë kanë njohuri lidhur me parimet Selefite dhe çfarë i anulon ato dhe është i ditur në Hadith dhe parimet e tij dhe ka diplomat më të lartë që edhe ty dhe sektit tuaj i mungojnë.

Prej metodologjisë tënde të devijuar është se ju besoni se kushdo që refuzon gënjeshtrat tuaja me prova dhe dëshmi janë idiota injorantë.

 

10. Halebi argumentohet me Muhammed el-Imamin

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

El-Halabi ka thënë:

”Shumica e çështjeve që Shejkh el-Halabi përcakton në librin e tij përputhen me përcaktimet e Shejkh Muhamed el-Imamit në librin e tij ”el-Ibanah.”

Unë po theme (Shejkh Rabi):

Megjithatë, Shejkh el-Imam ka gabuar, kur ai përputhej me parimet e Halebiut.

Që ti argumentohesh me gabimet e të tjerëve dëshmon se ti je fundosur në epshe. Kush prej dijetarëve Selefi të rekomandonë ty dhe librin tënd që është shkruar për të luftuar metodologjinë Selefite? A nuk është mungesa e rekomandimeve të tyre, dëshmia më e madhe për kotësitë e librit dhe devijimet nga metodologjia Selefite?

 

11. Rabi el-Medkhali nuk e ka rekomenduar librin e Muhammed el-Imamit ”el-Ibanah

 

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

Halebi ka thënë:

”Në vend se Shejkh Rabi el-Medkhali ti përgjigjet këtij libri në të njëjtën mënyrë si ai e trajtoi” Menhexh-us-Selef es-Salih” me refuzim, duke e hedhur poshtë, me kaos dhe provokim, kështu që ai e trajtoj atë në një mënyrë krejtësisht të kundërt! Ai e lexoi librin dhe vendosi aty disa komente pas së cilave Shejkh el-Imam shkroi në faqen e parë:

”Lexuar nga Shejkhu fisnik dhe Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali”

Arsyeja është se Shejkh el-Madkhali e kuptoi se qëllimin i librit ”El-Ibanah” është një refuzim i Shejkh el-Haxhurit me të cilin Shejkh Rabi kishte bërë durim dhe e kishte këshilluar.

Shejkh el-Madkhali e miratonë një mendim dhe të kundërtën e tij, e lavdëron një mendim dhe e dënonë atë. Ai nuk merr parasysh se çfarë thuhet, por nga kush është thënë. Kjo e bëri Shejkh el-Madkhalin të bien në kontraditë dhe paradoks.”

Unë themë Alameh Rabi:

Nuk e kam rekomanduar librin e el-Imamit ”el-Ibanah”. Së pari, unë shfletova vetëm disa faqe dhe i dënova disa gjëra në të. Unë kam vendosur aty komente për qëllime të informimit ndaj Muhammed el-Imamit në mënyrë që ai të heq dorë nga gabimet e tij. Pastaj e lexova për herë të dytë dhe vura në dukje disa gabime në libër. Kam kërkuar nga el-Imam që ti largojë ato dhe që përsëri ta shqyrtojë librin e tij. Nëse ai gjen një gabim aty i cili e kundërshtonë metodologjinë e Selefëve, ai është i detyruar që të heq dorë prej tij. Unë e kam pasur gjithmonë këtë qëndrim dhe nuk kam favorizuar askë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُونُواْ قَوَّامِينَ بِالْقِسْطِ شُهَدَاء لِلّهِ وَلَوْ عَلَى أَنفُسِكُمْ أَوِ الْوَالِدَيْنِ وَالأَقْرَبِينَ

”O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve.”4:135

Ku është favorizmi? Sidomos duke pasur parasysh se ti vetë po e pranon se unë kam vënë në të komente?

Unë e refuzojë të kotën sepse ajo është e kotë. Në kontrast me atë që ti shpif për mua, kështu që unë nuk e pranoj të kotën. Dëshmia e dijetarëve, dhe në veçanti e el-Albanit, se librat e mia janë të sakta dhe se ato refuzojnë të pavërtetën dhe nuk devijojnë nga metodologjia Selefite mjafton për të zbuluar injorancën dhe padrejtësinë tënde. Padrejtësi jote, injoranca dhe ligësia të bën që ta konsiderosh të vërtetën si të pavërtetë dhe gënjeshtrën si të vërtetë.

 

12. Halebi e akuzon Rabi el-Medkhalin se ka fyer dijetarët

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

Halebi ka thënë:

”Kontradikta e Shejkh Rabi el-Madkhalis nuk është e kufizuar në dijen dhe sjelljet e tij. Ajo gjithashtu ndikon në deklaratat e tij kontradiktore. Vetëm një shembull i kësaj është ajo që kam shkruar në artikullin tim me titull ”Tu’unat-ush-Shejkh Rabi el-Medkhali ue Kibar A’uanihi bis-Selefijjin -Ulama’an ue Du’atan”. Aty kam shkruar:

Shejkh Rabi el-Medkhali mohon se ai ka fyer disa individë të caktuar të cilët ai me të vërtetë i ka fyer në seancat e tij private (të cilat ju do ti dëgjoni në këtë klip). Kjo ndodhi kur ai iu përgjigj një pyetje në lidhje me ”el-Mukhajjam er-Rabi’i”. Aty pyetësi thotë:

”Ai thotë se fyerja e Shejkh Rabis ndaj dijetarëve të vjetër si dijetarëve bashkëkohorë. Ai thotë se Dr Rabi bin Hadi thotë se Ibn Bazi e ka tradhëtuar Selefizmin, të cilën ai e citoi nga ”el-Fasl el-Adil”. Ai gjithashtu thotë se ai e ka fyer Haxherin dhe Neveviun, e bëri Tebdi Shu’ben, e akuzoi Imam Ahmed bin Hanbelin se ka shtrembëruar disa cilësi të Allahut, ka thënë se Muhammed bin Abdil-Vehabi ishte një djalosh i devijuar, e ka akuzuar Ibn Khuzejmen se kanë shtrembëruar disa cilësi të Allahut, ka thënë se Ibn Uthejmini është arsyeja pas idhujtarisë në Nexhd, tha se Selefizmi i tyre është më i fortë se Selefizmi i el-Albanit, tha se Shu’beh është një novator, se Sufjan eth-Theuri u hudh mes Rafidave dhe se Muhammedi bin Abdil-Vehabi e kishte entuziazmin dhe impulsivitetin e një djaloshi. Të gjithë këto të atribohen ty dhe citohen nga ”el-Fasl el-Adil”.

Shejkh Rabi përgjigjet: I pa të meta je ti o Allah. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Këtu janë librat e mi dhe audio kasetat. Ato përbëhen vetëm nga mbrojtja e imamëve të Ehl-us-Sunnetit, duke përfshirë ata të përmendurit.”

1 – Unë nuk kam asnjë kundërthënie kur është fjala për dije apo sjellje. Kjo i takon cilësive tuaja dhe të sektit tënd.

2 – Unë nuk i kam fyer Selefitë, unë vetëm kam paralajmëruar ndaj devijimeve të novatorëve. Ata nuk kanë asnjë dijetarë. Ata kanë vetëm njerëz që thërrasin në sprova dhe shkaktojnë trazira në mesin e Ehl-us-Sunnetit.

3 – Ju po gënjeni. Unë fare nuk kam fyer dijetarët e Ehl-us-Sunnetit të vjetër apo dijetarët bashkëkohorë. Unë unë thërras tek ta dhe i urdhërojë njerëzit që t’i respektojnë dhe ti pasojnë ata.

4 – El-Halabi nuk është i kënaqur me gënjeshtrat e tij kundër meje; Ai gjithashtu sjell edhe gënjeshtrat e Hadadive dhe shtrembërimet dhe interpretimet e refuzuara të fjalëve të mia.

Marrëdhënia ime me dijetarët e vjetër dhe bashkëkohore, dhe mbrojtja e tyre dhe thirrja për në metodologjinë e tyre thërrmon gënjeshtrat dhe trillimet e Halebiut dhe të Hadadive.

 

13. Halebi e akuzon Rabi el-Medkhalin se ai e fyen Bin Bazin

 

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

Halebi ka thënë:

”Është konfirmuar me zërin e Shejkh Rabi el-Medkhalis se ai e ka fyer Shejkh Ibn Bazin. Si mund të jetë një gënjeshtër e madhe? A është gënjeshtra në një pohimin të konfirmuar ose në një protestë të mohuar e cila është konfirmuar përmes regjistrimit?”

Shejkh Rabi: unë themë

Zëri që mu atribuohet mua është falsifikuar nga gënjeshtarët Hadadi. Ata e përhapën këtë gënjeshtër pas vdekjes së Imam Ibn Bazit.

I kërkova që të sjellin deklaratën e cila mu përshkruhet mua. Nëse kjo do të ishte e vërtetë unë do të shkoja tek Shejkh Ibn Bazi dhe do ti kisha kërkuar falje. Ata nuk arritën ta bëjnë këtë që gjatë kohës së Shejkh Ibn Bazit.

Disa vjet pasi ai kishte vdekur, ata filluan të përhapin këtë deklaratë të falsifikuar. Kjo e gëzoi urryesin dhe mashtruesin el-Halabi, vërtetë zogjtë zbresin tek ata që janë si ta.

Unë jam një nga ata që e respektojë më së shumti Alameh Ibn Bazin dhe përhapi më së shumti virtytet, bujarinë dhe butësin e tij. Unë e përmendi këtë në librat e mia, në seancat e mia dhe në mësimet e mia. Unë i këshilloj të rinjtë që të lexojnë librat e tij dhe ta pasojnë atë në karakteret e tij.

Gjithashtu e nderojë dhe e respektojë Imam Ahmedin dhe e konsiderojë atë si Imami i Ehl-us-Sunnetit. I mësojë të rinjtë ta duan, ta respektojnë dhe ta pasojne atë.

Unë po ashtu kam shkruar edhe një libër në mbrojtje të Imamit dhe reformatorit Muhammed bin Abdil-Vehabit, metodologjisë së tij dhe besimit të tij ndaj sulmeve mëkatare të cilat erdhën nga një Rafidi.

Unë mendoj se ai është një prej imamëve më të mëdhenj të Islamit dhe reformatorëve.

 

14. Halebi e akuzon Rabi el-Medkhalin se e ka fyer Ibn Uthejminin

 

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

 

Halebi ka thënë:

”Lidhur me Shejkh Ibn Uthejminin (rahimehullah), kështu që nuk është konfirmuar se Shejkh Rabi kanë thënë kështu për të. Megjithatë, është konfirmuar se ai ka thënë në kasetën ”Men hum el-Murxhi’ah?”:

”Unë i thashë nxënësve të një Shejkhu në Kasim: ”A dini diçka lidhur me Sufit dhe Xhematin Teblig? ”Ata thanë: ”Jo.” Atëherë unë thashë: ”Nëse vazhdon që ju nuk i kuptoni Sufitë dhe e merrni të lehtë përhapjen e Pasusve të Bidateve, kështu që flamujt e Sufive do të valojnë në zemër të Nexhdit në vend të flamujve të Teuhidit.”

Është e njohur përgjithësisht se Shejkhi i asaj kohe në Kasim ishte Shejkh Ibn Uthejmini (rahimehullah). Por pasi që Shejkh Rabi nuk e ka përmendur atë me emër ose nuk e ka identifikuar atë, atëherë askujt nuk i lejohet të më etiketojë thënie mua, dhe sidomos pasi që ai vetë i ka mohuar ato në përgjithësi. Për fat të keq, kjo është mënyra e tij me kundërshtarin.”

(Shejkh Rabi) Unë themë:

1 – A nuk është një kontradiktë e rreme që ti së pari i bënë njerëzit të besojnë se unë e fyej Alameh Ibn Uthejminin (rahimehullah), dhe pastaj e  refuzon veten tënde dhe thua:

”Por pasi që Shejkh Rabi nuk e ka përmendur atë me emër ose identifikuar atë, atëherë nuk i lejohet askujt që ti´a mvesh fjalët atij, dhe sidomos jo pasi ai vetë e ka mohuar atë në përgjithësi.”?

2 – Fjalët vetëm tregojnë se unë e dua të vërtetën, e urrej gënjeshtrën, ia dua myslimanëve të mirën dhe paralajmërojë ndaj të kotës dhe pasuesve të saj. Ato nuk përbëhen nga ndonjë fyerje ndaj Ibn Uthejminit (rahimehullah) të cilin e nderojë. Por pasi që metodologjia Selefite peshon lehtë tek ti, ndërsa ti njëkohësisht ndien pasion për të kotën dhe pasuesit e saj kështu që ti e konsideronë të vërtetën si të kotë dhe të kotën si të vërtetë.

3 – Hadaditë janë ata që e fyen Ibn Uthejminin dhe Shejkhu i dytë i tyre e fyen Ibn Uthejminin në seancat e tyre. Ai mori guxim dhe e përhapi fyerjen në faqen http://alathary.net prandaj unë e kundërshtova atë me një artikull me titullin ”Daf Buht ue Kejd-il-Kha’inin’an-il-Alameh Muhammed bin Uthejmin”. Aty unë qartësova gënjeshtrën e shkrimtarit për Alameh Ibn Uthejmin (rahimehullah).

Unë e dua Ibn Uthejmin dhe kishim shumë dashuri mes vete për hirë të Allahut.

Pse nuk e morri me të keqe el-Halebi fyerjën e Ibn Uthejminit? Pse nuk i dënoi Hadaditë për fyerjet e tyre të shpeshta të Shejkh el-Albanit dhe akuzimet se ai ka pasur doktorinën e Murxhiave madje edhe të Xhehmive?

Por ky burrë posedon një epsh të verbër. Ai i lufton ata që i përmbahen të vërtetës dhe gëzohet me kotësitë dhe gënjeshtrat kundër meje; atëherë si do të jetë në gjendje që ti dënojë ata?

 

Përmirësim, sqarim dhe distancim

 

Bismil–lahir Rahmanir Rahim

 

E gjithë lavdia i qoftë Vetëm All-llahut! Atë e lavdërojmë dhe falënderojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje! Kërkojmë mbrojtje tek All-llahu nga e keqja e vetvetes sonë dhe nga veprat e këqija! Kë e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humb, e kë e humb All-llahu nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të drejtë përveç All-llahut, Vetëm, i Cili nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij – salavatet dhe selamet qofshin për të, për familjen e tij dhe për të gjithë shokët e tij, si dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij në mënyrën më të mirë deri në Ditën e Gjykimit!Më tej:

All-llahu e ka krijuar njeriun vetëm që ta adhurojë Atë dhe të mos I shoqërojë në adhurim asgjë. Ai, i Lartësuari na e ka dërguar Profetin e Tij, Muhammedin, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, që të ndiqet dhe të mos kundërshtohet në asgjë. Me këtë është i obliguar secili njeri.

Megjithatë, All-llahu e ka sprovuar njeriun me disa mangësi dhe dobësi, kështu që ai gabon, e më pas e kupton dobësinë e vet dhe I kthehet Krijuesit të vet me pendim dhe përulje.

وَخُلِقَ الإنْسَانُ ضَعِيفًا


“…kurse njeriu është krijuar i dobët.” 
(enNisa’: 28)

 

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَصُوحًا عَسَى رَبُّكُمْ أَنْ يُكَفِّرَ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأنْهَارُ يَوْمَ لا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ نُورُهُمْ يَسْعَى بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا إِنَّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ


“O ju, që keni besuar! Kthehuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur All-llahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me të. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë.” 
(etTahrim:

 

((كل بني آدم خطاء وخير الخطائين التوابون))


“Secili bir i Ademit është gabimtar i madh, por gabimtarët më të mirë janë ata që shumë pendohen.”
 – Hadith; Transmeton Hakimi në Mustedrek nga Enes ibën Malik, radijAll-llahu anhu.

 

((يا أيها الناس توبوا إلى ربكم، فإني أتوب إليه في اليوم مائة مرة))


“O njerëz! Pendohuni te Zoti i juaj, se unë pendohem tek Ai njëqind herë në ditë.”
 – Hadith; transmeton Muslimi nga el-Egarr elMuzeniu, radijAll-llahu anhu.

 

Këto janë vetëm një pikë nga tekstet e shumta të Kur’anit dhe Sunnetit, të cilat e argumentojnë dobësinë, mangësinë dhe gabueshmërinë e njeriut, si dhe vlerën e madhe të atyre që shumë pendohen. Këto tekste janë përgëzim për njeriun, që ta kuptojë se kur gabon dhe kur gabimin e tij e pason me pendim, atëherë është në dhunti dhe mirësi prej All-llahut, sepse kështu i shtohet pozita tek All-llahu i Lartësuar.Në kohët e fundit janë përhapur fjalë të ndryshme që përmbajnë akuza për personalitetin tim, e për këtë shkak më janë shtuar pyetjet dhe më janë shtuar kërkesat për sqarim dhe qartësim të pozitës sime kundrejt tyre. Për këtë gjendje jam konsultuar me disa shujuhë të vlefshëm dhe më kanë këshilluar që të bëj sqarim për mbrojtjen e Fesë sime dhe për qartësimin e vëllezërve të mi.

Përndryshe, unë nuk jam i pari që akuzohem dhe përflitem – lavdi All-llahut! Para meje janë akuzuar dhe përfolur shumë njerëz më të vlefshëm dhe me grada më të larta se unë, të cilët, në fakt, duhet të jenë shëmbëlltyrat tona. Janë akuzuar Pejgamberë, janë akuzuar dijetarë të mëdhenj dhe imamë të Fesë, e kështu me radhë.

Unë nuk jam në pozitën e tyre për të dhënë sqarim për besimin (akiden) në tërësi, por edhe akuzat – lavdi All-llahut – nuk janë në diçka të madhe që të kërkohet kjo nga unë. Mirëpo, me disa fjalë të shkurta po sqaroj:

Unë besoj se secili individ është i obliguar ta pasojë vetëm Librin e All-llahut dhe Sunnetin e të Dërguarit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, dhe vetëm sipas kuptimit të sahabeve dhe dijetarëve të Ummetit të cilët i pasuan ata në mënyrën më të mirë, nga të parët e deri te të mëvonshmit, e deri tek ata bashkëkohorët dhe të gjallët në kohën tonë. Dijetarë të tillë si: Muhammed Nasiruddin el-Albani, AbdulAziz ibën Baz, Muhammed ibën Salih el-Uthejmin, Mukbil ibën Hadi el-Uadi’ij, Muhammed Eman ibën Ali elXhami, Ahmed ibën Jahja enNexhmi, Salih ibën Feuzan elFeuzan, Salih ibën Muhammed el-Luhajdan, Rabi’ ibën Hadi elMedkhali, AbdulMuhsin ibën Hamed elBedr el-Abbad, Zejd ibën Muhammed elMedkhali, Ubejd ibën Abdil-lah elXhabiri, Muhammed ibën Hadi elMedkhali, AbdUll-llah ibën AbdirRahim elBuhari… dhe shumë të tjerë, All-llahu i mëshiroftë ata që kanë vdekur dhe na i ruajttë e na e kënaqtë zemrën me ata që janë gjallë!

Janë vetëm disa emra, sa për të treguar menhexhin e kujt besoj se duhet ndjekur, dhe nuk janë këta të gjithë dijetarët e kohës sonë, por as edhe renditja nuk është sipas vlerës, sepse nuk më takon mua që t’i klasifikoj këta imamë të Ehli Sunnetit për kohën tonë.

Unë, gjithashtu, besoj se secili njeri është i obliguar të distancohet nga bidati dhe nga njerëzit që i shpikin ose i ndjekin bidatet, pa bërë dallim nëse bëhet fjalë për ata të vjetrit, ose këta të kohës sonë, siç janë pasuesit e Sejjid Kutbit me format dhe maskat e ndryshme, por edhe të gjithë kokat dhe pasuesit e bidatit, pa bërë dallim. Këtu po përmend edhe disa nga emrat e tyre, sa për të ilustruar menhexhet nga të cilët distancohem me tërë qenien time. Të tillë janë: Sefer Hauali, Selman el-Aude, Nasir el-Omer, AbdurRahman AbdulHalik, Magravi, Huvejni, Ar’uri, Muhammed Hassani… Ebul Hasen elMe’ribi, Jahja elHaxhuri, Falih elHarbi, Ali elHalebi, Selim elHilali, por edhe ata që e kanë shtuar kokëfortësinë në devijime dhe për të cilët dijetarët paralajmërojnë, si Ibrahim erRuhajli, AbdulMalik Ramadani… etj. Nga të gjithë këta dhe bidatçinjtë e tjerë distancohem pa dyshim, si dhe nga rruga dhe bidatet që i kanë shpikur ata, por edhe nga mbrojtësit dhe ndjekësit e tyre kudo që të jenë.

Kjo është rruga ime e qartë, që të mos ketë dyshim askush. Kurse tani, do të mundohem të jap sqarime për akuzat konkrete, me ndihmën e All-llahut dhe suksesin prej Tij.

Bëhet fjalë për disa akuza që më janë hedhur mua që nga viti i kaluar, për të cilat m’u desh të udhëtoja deri në Medinen e të Dërguarit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, për t’u takuar me dijetarin e madh dhe njërin nga mësuesit e mi të nderuar, Shejh Muhammed ibën Hadi elMedkhali, All-llahu e ruajttë! Pas atij takimi mendova se çdo gjë u sqarua dhe mori fund, mirëpo kohëve të fundit po kuptoj se intensiteti i akuzimeve është shtuar dhe duhet patjetër që të flas rreth tyre.

Që të mos e zgjas edhe më shumë, po kaloj në akuzat që qarkullojnë andej-këndej, por që shumë prej tyre unë nuk i kam të njohura, e ato që i kam dëgjuar ose lexuar, nuk e di nga e kanë burimin, ngase ato përhapen në mënyrë të fshehtë dhe nuk nxirren të qarta, që të mund t’u përgjigjem.

Megjithatë, po e bëj përpjekjen time me ato mundësi që m’i ka dhënë All-llahu, prandaj, duke e kërkuar ndihëm e All-llahut, them:

Akuza e parë:

 

Akuza më e rëndësishme në këtë çështje më duket se është akuza se gjoja unë nuk jam distancuar nga pasuesit e Halebiut dhe se mundohem t’i mbroj ose t’i arsyetoj ata. Për ta arritur këtë qëllim, unë paskam shpifur diçka ndaj Shejhut të nderuar Muhammed ibën Hadi elMedkhali, All-llahu e ruajttë!Me ndihmën e All-llahut, them:

Unë distancohem nga Halebiu dhe rruga e tij, por edhe nga pasuesit dhe mbrojtësit e tij. Këtë e kam bërë të qartë që nga Maji i vitit 2010. Atëherë unë edhe jam larguar nga qendra që në atë kohë e mbante emrin “Imam Albani”, për shkak të qëndrimit të tyre të gabuar në mbrojtjen e devijimeve të Halebiut.

Kur isha në Medine në vitin 2012 pata një takim privat me Shejh Muhammed elMedkhaliun, All-llahu e ruajttë! Gjatë bisedës, desha të marr një këshillë nga goja e Shejhut, që t’ua përcjell disa njerëzve që – siç i thashë shejhut – “Janë selefi dhe jemi bashkë në da’ue selefije, mirëpo i lëvdojnë dhe i mbrojnë disa thirrës (ish studentë në Medine), të cilët e mbrojnë Halebiun dhe devijimet e tij (duke menduar për disa anëtarë të qendrës së lartpërmendur – konkretisht për Lulzim Përçukun, Jeton Bozhlanin dhe Ahmed Hoxhën).” Atëherë Shejhu më tha: “Ata që i mbrojnë devijimet e Halebiut, ndoshta kanë dyshime.” Unë i thashë: “A ka mbetur dyshim në devijimet e Halebiut?!” Ai më tha: “Falënderoje All-llahun që të ka mbrojtur! Ndoshta për ty s’ka dyshim, por për dikë mund të ketë.”

Me kaq mbaroi biseda rreth kësaj teme dhe vazhdova me Shejhun në tjera tema. Kur ia përmenda Shejhut në takimin e viti të ardhshëm (2013) këtë fjalë, ai jo që nuk e mohoi, por e vërtetoi atë duke thënë se dikush mund të ketë dyshime.

Pra, kjo është sa i përket akuzës se unë paskam shpifur ndaj Shejhut dhe mësuesit tim, All-llahu e ruajttë, dhe i paskam ngjitur fjalë që nuk i ka thënë. Shejhu, lavdi All-llahut, është akoma gjallë dhe shëndoshë dhe kush do mund të vejë ta pyesë. Pas kësaj unë secilit ia kam thënë këto fjalë pikërisht kështu, pa shtuar dhe pa hequr diçka prej tyre.

Megjithatë, unë në këtë rast kam bërë një gabim të rëndë. Gabimi im qëndron në atë se unë jam mjaftuar me kaq. Është dashur t’ia sqaroj Shejhut edhe më tej gjendjen e anëtarëve të asaj qendre në mënyrë që të merrja përgjigje më precize. Kjo neglizhencë e imja ka shkaktuar huti dhe fitne, prandaj kërkoj falje tek All-llahu i Lartësuar për këtë gabim dhe E lus Atë që të ma falë dhe të ma pranojë pendimin!

Gabimin tim e kuptova kur i përmendëm Shejh Muhammed ibën Hadit, All-llahu e ruajttë, se këta janë anëtarë në një qendër që mbledh njerëz, të cilët janë fanatikë ndaj Halebiut dhe për ta mbrojtur atë i shajnë dijetarët selefij, si dhe veprojnë sipas rregullave të shpikura të Halebiut, dhe Shejhu tha se që të gjithë anëtarët në atë qendër janë njësoj bidatçinj dhe nuk ka dallim mes tyre.

Këtë gjë e kam sqaruar në internet, siç mund të shohësh në këtë lidhje:

http://www.twitlonger.com/show/n_1rpcf3v .

Pra, me siguri do të kishte mjaftuar sikur t’ia kisha përmendur Shejhut këtë në takimin paraprak dhe çdo gjë do të kishte qenë më e qartë, por e gjithë kjo ka qenë me Caktimin e All-llahut. All-llahu ma faltë!

 

Akuza e dytë:

 

Akuzohem se them që ka një pozitë mes Sunnetit dhe bidatit, ose se ka njerëz që nuk janë as selefij e as bidatçinj. Më tej akuzohem, gjithashtu, se unë këtë fjalë ia kam veshur Shejh Ahmed Bazumulit, All-llahu e ruajttë!Me ndihmën e All-llahut them: Asnjëherë nuk më ka vajtur ndërmend të them se ka njerëz që as nuk janë selefij e as bidatçinj. Madje, që nga viti 2007 e kam luftuar këtë fjalë që ishte përhapur në Shqipëri për hizbijtë e njohur në atë kohë.

Sidoqoftë, të thuhet se ka pozitë të tretë mes selefiut dhe bidatçiut, është një bidat i fëlliqur nga i cili unë distancohem tek All-llahu. Ka vetëm dy pozita: ose selefij, ose bidatçi. Nuk mund të ketë të tretën. Mua më është keqinterpretuar një fjalë, kur kam thënë se ka periudhë të tahdhirit (paralajmërimit) kundër dikujt, para se t’i jepet gjykimi për bidatçi. Pra, periudhë kur njeriu këshillohet që të kthehet nga gabimet ose bidatet në të cilat ka rënë. Në këtë kohë njerëzit këshillohen që të largohen dhe të ruhen prej tij, kurse dijen ta marrin te dijetarët e njohur dhe të qartë. Nëse ai kthehet, atëherë mirë, e nëse nuk kthehet dhe këmbëngul në bidatet e tij, atëherë dijetarët i japin gjykim të bidatçiut. Kjo është ajo që e kam thënë dhe është e vërtetë se Shejh Ahmed Bazmuli e ka thënë mu këtë.

Shejh Muhammed ibën Hadi, All-llahu e ruajttë, gjithashtu, na e sqaroi se ka periudhë, ose ka njerëz, për të cilët thuhet se janë duke u këshilluar. Por, e qartësoi se ata njerëz, që janë duke u këshilluar, ose janë selefij, të cilët kanë rënë në gabime dhe këshillohen që të largohen prej tyre, ose janë bidatçinj, të cilët shpresohet se mund të hyjnë në menhexhin selefij. Ky ishte sqarimi i Shejh Muhammed ibën Hadit, All-llahu e ruajttë, për të cilin tha se kjo është e vërteta, kurse të thuhet se ka pozitë mes selefiut dhe bidatçiut është batil (e pavërtetë, e kotë), pa marrë parasysh se kush e thotë këtë.

Domethënë: kjo është ajo që jam përpjekur ta them. Askund nuk kam thënë se ka pozitë të tretë. Nëse ata që më akuzojnë e kanë kuptuar gabim nga shprehja ime, atëherë unë kërkoj falje tek All-llahu për veten time që nuk jam shprehur dhe nuk e kam sqaruar qëllimin tim sa duhet, si dhe për ata që nuk më kanë kuptuar në mënyrën e duhur. Por, nëse e kanë kuptuar fjalën time dhe përsëri këmbëngulin në këtë akuzë, atëherë çështjen e tyre e lë Vetëm në Dorën e All-llahut.

 

Akuza e tretë:

 

Akuzohem se gjoja kam thënë se ardhja e dijetarëve në vendin tonë nuk ka dobi.All-llahu më ruajttë nga kjo fjalë! Këtë fjalë nuk e ka nxjerrë goja ime asnjëherë dhe asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend që ta them. Ata që më akuzojnë për këtë fjalë e kanë nxjerrë atë nga një bisedë private, të cilën kam menduar se po e bëj me një vëlla selefij, që më kupton.

Më qartë: Në një bisedë përmes Skype-it unë kam biseduar me vëllain tim selefi Muhamed Kallashi, me të cilin po i qanim hallet e da’ues selefije në vendin tonë. Gjatë bisedës vëllai Muhammed Kallashi, All-llahu e drejtoftë, më tha se da’ueja në trojet tona është e dobët dhe se kjo dobësi është vetëm pse unë (Xhemal Jakupi) nuk kam sjellë ndonjë dijetar në Shqipëri.

Këtë botëkuptim unë e kundërshtova dhe i thashë se nuk është ky shkaku i dobësisë së da’ues. Thashë se dobësia e da’ues te ne është rrjedhojë e mungesës së punës dhe kontributit në terren. Ardhja e dijetarit nuk do ta përmirësojë gjendjen në një çast, nëse ne nuk punojmë sa duhet, si para ardhjes së dijetarit, ashtu edhe pas kthimit të tij.

Gjatë bisedës ai insistonte se vetëm ky është shkaku dhe se vetëm sjellja e një dijetari do ta përmirësojë gjendjen. Përderisa, unë insistoja se vetëm ardhja e dijetarit nuk do të sjellë dobi, nëse ne vazhdojmë me këtë gjumë që na ka kapluar. Thashë se ardhja e dijetarit ka dobi, nëse ne kemi ndërtuar një bazë të da’ues… e kështu me radhë.

Mirëpo, për befasi vëllai im më kishte incizuar fshehurazi dhe pa dijen time, gjë që s’arrij ta kuptoj deri më sot. Tani nga ajo bisedë e gjatë, ai i nxjerr vetëm fjalët “ardhja e dijetarit nuk do të sjellë dobi”, duke mos e marrë parasysh se për çfarë teme ishim duke folur dhe duke mos ia vënë veshin fjalëve të mëparshme dhe atyre të mëpasshme. Prandaj, ai më akuzon me këtë insert të disa fjalëve të shkëputura nga një fjali dhe nga konteksti i bisedës, dhe betohet se i ka këto fjalë të incizuara. Ato fjalë mund t’i ketë, por transmetimi në këtë mënyrë është sikur të thuhet se All-llahu ka thënë në Kur’an “Mjer për ata që falen”, duke i shkëputur ajetet për të dhënë kuptim të kundërt nga ai që është në Fjalën e All-llahut:

أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ (١)فَذَلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ (٢)وَلا يَحُضُّ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِينِ (٣)فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ (٤)الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلاتِهِمْ سَاهُونَ (٥)الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ (٦)وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ (٧)”


A e ke parë atë që mohon Ditën e Llogarisë? Ky është ai që i dëbon ashpër jetimët dhe nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfrit. Mjerë për ata, që falen, e që janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve. 
(elMa’un: 1 – 7)

 

All-llahu na ruajttë nga fjalët e tilla!Unë distancohem tek All-llahu nga thënia “nuk ka dobi të sillen dijetarët te ne” dhe e përsëris dhe e përforcoj se lidhja me dijetarët për kuptimin e drejtë të Fesë është dobia më e madhe dhe siguria më e madhe nga devijimi. Kush largohet nga dijetarët dhe nuk e merr fenë e tij prej tyre, ai është shumë e pritur që të devijojë. Prandaj, nëse All-llahu na mundëson të sjellim një prej dijetarëve në vendin tonë, kjo do të kishte qenë sukses i madh dhe gëzim për secilin selefi, si dhe mposhtje për armiqtë e kësaj da’ueje të bekuar. Por, deri atëherë ne duhet të punojmë për mësimin e Fesë dhe të përpiqemi në maksimum që të lidhemi me dijetarët në mënyrat më të ndryshme.

 

Akuza e katërt:

 

Thonë se unë kam futur në këtë menhexh rregulla të shpikura, e sidomos nga Halebiu, siç janë: “mos më detyro”, “nuk ka nevojë për tebdi”, etj.Unë habitem. Kush jam unë që të sjell rregulla?! Unë i pasoj dijetarët e mëdhenj dhe deri më tani nuk kam folur në komentimin e ndonjë gjëje pa u mbështetur në komentimet e dijetarëve. Unë e llogaris veten vetëm si përkthyes të dijes së dijetarëve, e jo si burim të dijes. Për këtë nuk krenohem. Është dashur të kisha mësuar më shumë dhe të isha në tjetër gradë tani. Mirëpo, realiteti, për të cilin unë jam shumë i vetëdijshëm, është se unë jam përkthyes i dijes, aq sa kam mundësi.

Unë besoj se kur dijetari i njohur dhe i thelluar në shkencën e xherh ue ta’dilit gjykon për dikë se është bidatçi, atëherë njerëzit janë të obliguar ta pranojnë xherhin. Ngase kështu është në bazat e Fesë sonë. Kur vjen lajmi nga një njeri i besueshëm, jemi të detyruar ta pranojmë. E ç’mund të themi për një gjykim që e jep një prej dijetarëve të besueshëm, i cili gjykimin e tij e mbështet në argumentet e Sheriatit dhe në shkaqet e xherhit nga vetë fjalët e njeriut, duke i nxjerrë nga librat me faqe dhe rresht. Kjo është edhe më parësore të jetë obligim të pranohet. Nuk ka nevojë të ketë ixhma për një gjykim dhe njeriu nuk ka të drejtë të justifikohet duke thënë “në këtë çështje ka divergjenca”. E vërteta është obligim të pranohet.

Asnjëherë nuk kam thënë për gjykimin e ndonjë dijetari “nuk detyrohem ta pranoj”. Përkundrazi, në rastet kur kishim mospajtim me këta vëllezër (Alban Malaj, Muhamed Kallashi dhe Jeton Shasivari), unë gjithnjë insistoja që ata të mos japin gjykim pa i pyetur dijetarët. Madje, nuk kërkoja që të shkojmë bashkë, por u thosha me këmbëngulje “shkoni ju pyetini dijetarët për këtë çështje, pastaj transmetomani përgjigjen e dijetarit”. Vetëm përgjigjja e dijetarit do të ishte ajo që do të më detyronte.

Me siguri edhe këto fjalë i kanë të incizuara, prandaj le të jenë të drejtë dhe le t’i nxjerrin! Përndryshe, kur ishim në takim te Shejh Muhammed ibën Hadi, All-llahu e ruajttë, unë para Shejhut i thashë këto fjalë dhe iu drejtova Jeton Shasivarit duke i thënë “A të kam thënë kështu?”, dhe ai tha “Po.”

Atëherë, ku qëndron këtu rregulli “mos më detyro”?!

Unë distancohem tek All-llahu nga këto rregulla të reja që i ka shpikur Halebiu me bandën e tij.

 

Akuza e pestë:

 

Akuzohem se gjoja dua të themeloj shoqatë dhe përmes saj të tuboj pasuri – sikur hizbijtë – në emër të da’ues selefije.I Lartësuar qofsh Ti, o All-llah! Kjo është një shpifje e madhe!

Kam qenë në Bruksel dhe aty u hap biseda rreth shoqatave dhe mendimeve të dijetarëve për to. Pas një bisede unë thashë: “Për shkak të kësaj, që të mos ketë dyshime dhe grindje, unë nuk kam ndërmend të merrem me shoqata, por kam dëshirë që ne selefijtë të ndërtojmë një xhami. Xhamia është themeli dhe burimi i da’ues.” Pastaj, e sqarova procedurën për të ndërtuar Xhami në Maqedoni.

Ky është kuptimi i bisedës që e kemi diskutuar në Bruksel dhe ky është kuptimi i plotë dhe i saktë. Për këtë e kam Dëshmitar All-llahun, pastaj kam edhe një dëshmitar prej njerëzve. Çdo transmetim tjetër i kësaj ndodhie nuk është i saktë.

Kaq kjo çështje.

Në këtë temë jam akuzuar se jam lypës, qelepirxhi… etj etj. Këto fjalë e tregojnë nivelin e atij që i ka thënë, kurse për to nuk ka asnjë argument as nga afër e as nga larg.

Asnjëherë nuk kam lypur nga askush. Për këtë lavdia I takon Vetëm All-llahut, Zotit tim! Por, kur më ka ofruar ndihmë ndonjë vëlla selefij për ta përparuar da’uen tonë, nuk e kam refuzuar. Më kanë ofruar ndihma edhe njerëz bidatçinj (hizbij), por asnjëherë nuk i kam pranuar, lavdi All-llahut!

E sfidoj secilin njeri, nëse mund ta vërtetojë të kundërtën.

All-llahu na ruajttë!

Me sa kam dëgjuar ekzistojnë edhe akuza të tjera, por mendoj se mjafton përgjigjja ndaj këtyre, ngase këto më janë dukur se kanë zënë vend te disa njerëz. Akuzuesit deri më tani nuk kanë dalë në publik dhe në mënyrë të qartë, që ta di saktësisht se për cilën gjë duhet të përgjigjem.

Unë nuk e pastroj veten nga gabimet dhe besoj se kam gabime të shumta. All-llahu e mëshiroftë një njeri që m’i dhuron gabimet e mia! All-llahu e mëshiroftë një njeri që më tregon kur gaboj, qoftë mua drejtpërdrejt dhe privatisht, qoftë në publik, por në mënyrë të qartë dhe burrërore. Çdoherë kur do të dalë diku një gabim i imi, unë do të pendohem tek All-llahu, me lejen dhe ndihmën e Tij. Por, çdoherë kur do të dalë një shpifje dhe akuzë e pabazë, unë, gjithashtu, do ta sqaroj të vërtetën dhe do ta distancoj veten nga gabimet.

Suksesi vjen Vetëm nga All-llahu!

Salavatet dhe selamet qofshin me Profetin dhe të Dërguarin e All-llahut, me familjen, me shokët e tij dhe me të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Lutja jonë e fundit është: “Lavdia i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!”

 

Përktheu: Alban Malaj

Përktheu: Xhemal Jakupi

Përktheu: Jeton Shasivari

Përshtati: Besmir Cacani

Përgatiti: Besim Gjelaj

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free